• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha në Thumanë: Shteti ka dështuar në menaxhimin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit

by Java News
24/12/2019 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar sot banorët e Thumanës, ndërsa thotë se shteti ka dështuar në menaxhimin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Me një postim në “Facebook”, kryedemokrati Basha pohon se Thumana nxori në pah papërgjegjshmërinë dhe dështimin e qeverisë së Ramës. Sipas Bashës,  vdekja e banorëve të Thumanës  i “faturohet” shtetit, pasi shton faktin, se pallatet e dëmtuara nga tërmetet e mëparshme nuk u morën në konsideratë.

Postimi i Bashës

Sot vizitova disa familje në Thumanë, zona më e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Thumana nxorri në pah papërgjegjshmërinë dhe dështimin e kësaj qeverie që shkaktoi humbjen e 24 jetëve vetëm sepse nuk mori masa për pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit dhe ai i korrikut 2018.

Ka kaluar një muaj dhe ende qytetarët,  banesat e të cilëve u dëmtuan janë në ankth për fatin e tyre. Askush nuk u ka dhënë një vlerësim nëse banesat e tyre janë apo jo të banueshme. Disa janë detyruar të marrin rrezikun e qëndrimit në shtëpitë e dëmtuara duke mos pasur mundësi tjetër strehimi. Frika dhe dëshpërimi i shoqëron gjatë gjithë kohës. Ata nuk kërkojnë asgjë më tepër sesa inxhinierë që të vlerësojnë rrezikshmërinë që paraqesin banesat e tyre në mënyrë që të mos u ndodhë e njëjta gjë sic ndodhi me pallatet e shembura vetëm disa metra larg tyre

Përtej propagandës shteti ka dështuar turpshëm. Dhe e gjitha kjo vetëm që të mos preken 150 milion dollarët që shkojnë në xhepat e 10 oligarkëve. Mos reagimi i shpejtë ka rënduar gjendjen e tyre she po sjell probleme shëndetësore kryesisht tek femijët dhe të moshuarit.

Bamirësia e shqiptarëve ka qenë ndihma më e madhe që kanë marrë! Por është detyrë e shtetit që u merr taksat, tu vijë në ndihmë, tu sigurojë strehim, të vlerësojë sa më parë dëmet dhe të bëjë të mundur rindërtimin e  shtëpive dhe riparimin e dëmeve. Çdo vonesë sjell dëme të mëdha për banorët, fëmijët e tyre por edhe për mbarë shoqërinë dhe vendin.

g.kosovari

Next Post
Johnson e pranon: Kam gabuar që mendova se marrëdhëniet me Rusinë mund të rikrijohen

Johnson e pranon: Kam gabuar që mendova se marrëdhëniet me Rusinë mund të rikrijohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com