• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Ne do të vrasim republikën e vjetër, nuk i bojkotojmë zgjedhjet, por zgjedhje fasadë nuk do të ketë më!

by Java News
08/03/2017 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën ndërkombëtare të Gruas, Lulzim Basha  është shprehur se PD nuk do të bojkotojë zgjedhjet, por sipas tij, zgjedhje fasadë nuk do të ketë pasi opozita dhe populli shqiptar nuk do ta lejojnë këtë. Lulzim Basha ka theksuar se do të jetë PD ajo që do të vrasë republikën e vjetër.

“8 marsi është ditë proteste. Dëgjuam disa nga dëshmitë e grave nënave dhe vajzave të pranishme në këtë shesh. Këtu ka shumë burra dhe besoj se ndajmë të njëjtin mendim se ajo që dëgjuam ishte tronditëse. Këto vajza këto gra, janë heroinat tona, e cdo shqiptari. Shpirti i luftës për dinjitetin,m për të drejtat që garantohen me ligj edhe pse shkelen dit përditë nga kjo qeveri, të cilën së shpejti do e nxjerrim jashtë politikës së këtij vendi.

Rrënjnë e së keqes në këtë vend e kemi tek shembulli i kryeministrit, i cili ka sjellë modelin që nuk respekton por dhunon, veçanërisht gratë e këtij vendi. Një model që nuk ka dhembshuri por arrogancë. Të një modeli shpirtkamëz, i cili ka çuar deri në vetëflijim qindra gra, duke i lënë papunë. Ky është modeli i krimit të pushtet, ky është modeli i drogës në zyrat e pushtetit.

Edi Rama me sjelljet e tij dhe pasojat e rënda ndaj grave shqiptare përfaqëson vetëm modelin e krimit, modelin e drogës e trafikantëve, që i bëri deputetë e kryetarë bashkish. Sot vendi gjendet përpara një udhëkryqi, nga njëra anë janë tamtamet e krimit e drogës që mundohen të diktojnë zgjedhjet e qershorit.

Opozita e bashkuar ka marrë një vendim. Ky vendim që po kështu ka filluar, është i thjeshtë. E para organizimin në territorin e Shqipërisë të kuvendeve qytetare për zgjedhje tëlira dhe të ndershme.Këto do të jenë hapësirat e lirisë ku do të bashkohen qytetarët, punëdhënë e punëmarrës, të papunë e të punësuar, etj, për ti dhënë thellësi e qëndresë qëllimit tonë madhor, zgjedhjeve të lira e të ndershme përmes një qeverie teknike. Në këto forume ka mundësi gjithkush që të jetë pjesë e hartimit të këtij projekti të madh kombëtar. Nuk është dhe nuk mund të jetë monopol i Lulzim Bashës, i PD-së apo opozitës republika e re, por e qytetarëve shqiptarë.

Vendimi i dytë i opozitës nuk është bojkoti i zgjedhjeve, nuk do t’ja hidhni kaq lehtë, se zgjedhje fasadë me krimin nuk do të ketë. Rezistenca civile, armata e Republikë së Re do të pengojë me të gjitha mjetet qytetare, demokratike, zgjedhjet me krimin, me drogën. Ngule mirë në mendje, zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur më në Shqipëri. I ke bërë hesapet pa popullin. Të gjithë bashkë do vrasim “Republikën e Vjetër”. Ky është themeli i demokracisë më të madhe në botë, i SHBA-së nga të cilat marrim mbështetje pa kushte për zgjedhje të lira,” tha Basha.

 

Next Post
VIDEO e aksidentit tragjik në Sukth/ Momentet kur zjarrëfikësit hapin makinën e Deliallisit

Korçë, 5 mikeshat dalin të festojnë 8 marsin së bashku por aksidenti i merr jetën njërës prej tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

March 19, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit

March 19, 2026
Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

March 19, 2026
Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

March 19, 2026
Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

March 19, 2026
Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

March 19, 2026
Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Ndarja nga jeta e gazetarit Lapardhaja, Preç Zogaj: Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

March 19, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In