Lulzim Basha tha sot se e përshëndet vendimin e Ilir Metës për kthimin e koncensioneve të Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.
Në një takim me gazetarët kreu i PD sulmoi qeverinë dhe kompanitë ndërtuese, teksa u shpreh se kostot janë të fryra si pjesë e skemave korruptive.
Basha tha sot se çmimet e rrugëve në Shqipëri janë shumëfish më të larta sesa në Gjermani, shkruan JavaNews.al
“Modeli më fundit i kapjes së shtetit është ligji për faturimin elektronik ku kasat fiskale do të shiten nga klientët e Ramës” – tha kreu PD.
Ai tha se ka informacione mbi ndërhyrjen e sipërmarrësve kroatë në tenderat e qeverisë, por pa përmendur asnjë emër konkret.
“Ne dimë që mafiozi kroat dhe dy kompani shqiptare kanë ndërhyrë dhe prej tij Rama do të marrë ryshfetin nga paratë e pastruara në Kroaci” – tha ai.
Basha njoftoi se arkitekti danez i Teatrit Kombëtar, Bjarke Ingels, do të paditet në shtator nga Partia Demokratike tek autoritetet shqiptare dhe ato daneze.
/javanews/a.r












Interesant me keto deklarata per teatrin. Tani, tregoji popullit jokomunist, sa te kane paguar pushtetaret dhe ato qe i mbeshtesin per te shkaterruar opoziten demokratike?