• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha në PPE: Shqipëria në gjendje të jashtëzakonshme nga dyshja Rama-Meta

by Ben Andoni
22/10/2015 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori sot pjesë në Samitin e Partive Popullore Europiane ku u diskutua edhe situata në Ballkan.

Kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe oligarkët e lidhur me pushtetarët, përqendrimi i pushtetit dhe pasurive publike në pak duar kanë sjellë një situatë të rëndë ekonomike në Shqipëri, pasiguri dhe krizë ekonomike, tha Basha në fjalën e tij. Kryetari i Partisë Demokratike  solli në vëmendje numrin e lartë të azilkërkuesve nga vendi ynë që u janë drejtuar vendeve të Bashkimit Europian në vitet e fundit.

Kjo situatë, tha Basha e bën dhe më të domosdoshëm fokusimin e vëmendjes së Bashkimit Europian në Shqipëri, ku si rezultat i bashkëqeverisjes me krimin, dhunohen standardet demokratike e shteti ligjor dhe qytetarët goditën padrejtësisht.

Gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e PPE-ve, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua dhe bisedoi me presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk, presidentin e Komisionit Europian  Jan Claud Junker, me Komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn , kreun e Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Manfred  Weber kryeministrin e Spanjës Mariano Rajoy, me kryeministrin e Norvegjise Erna Solberg me kryeministrin e Bullgarisë Boiko Borisov,  zv/kryetarin e Parlamentit Europian Antonio Tajani, europarlamentarë David Mc Allister ,presidentin e PPE Joseph Daul me sekretarin e Përgjithshëm Antonio Lopez-Isturiz, etj.

Basha ka shprehur shqetësimet për situatën e jashtëzakonshme që po kalon vendi ku trafikantët e drogës dhe të qenieve njerëzore  kanë vënë nën kontroll Parlamentin, qeverinë dhe një pjesë të pushtetit vendor. Kryetari i Partisë Demokratike tha se korrupsioni ka arritur nivele alarmante dhe se paratë e qytetarëve po grabiten çdo ditë nga pushtetarët përmes tenderëve korruptivë.

Ndonëse me ndihmën e Parlamentit Europian një vit më parë u arrit marrëveshja për dekriminalizimin mazhoranca ka dëshmuar mungesë të theksuar vullneti për zbatimin e saj duke shkuar dhe më tej me kandidimin e personave me rekorde kriminale për kryetarë bashkish, ndërsa janë denoncuar me dhjetëra raste të tjera të emërimit në poste të rëndësishme të administratës të personave me rekorde kriminale.
Vota e lirë u cenua rëndë në zgjedhjet e pushtetit lokal ku siç vihet re dhe raporti I OSBE/ODIHR-it zgjedhjet nuk ishin as të lira, as të ndershme.

Krimi i organizuar që ka kapur shtetin ka pasoja tejet të rënda për ekonominë  duke sjelle një rritje të madhe të azilkërkuesve duke u afruar me azilkërkuesit sirianë që po ikin nga lufta.

Basha u ka kërkuar bashkëbiseduesve  të sjellin në Shqipëri përfaqësuesit e tyre për të parë nga afër situatën dhe si ditë për ditë mazhoranca sfidon themelet e demokracisë shtetin ligjor, liritë dhe të drejtat e njeriut.

Bashkëbiseduesit i kanë ofruar mbështetje zotit Basha dhe Partisë Demokratike në sfidat e përballjes opozitare dhe të ofrimit të një alternative të re qeverisëse për Shqipërinë.

Next Post

Shkodër, gjendet varka, por jo peshkatari i zhdukur në lumin Buna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In