• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha në New York: Zgjedhjet e lira, domosdoshmëri që të ecim përpara

by A R
21/03/2016 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi nga SHBA-ja se “zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëria numër një, që Shqipëria të ecë përpara”, ndërsa theksoi se për këtë ka marrë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në vijim të vizitës së tij në SHBA, Basha zhvilloi një bashkëbisedim me drejtues dhe anëtarë të VATRA-s për situatën në Shqipëri, vizitën në SHBA dhe ndau me ta alternativën e Partisë Demokratike për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe për të kthyer shpresën shqiptarëve.

Tre janë çështjet kryesore në të cilat u ndal zoti Basha e për të cilat mori mbështetjen e SHBA-ve që janë dekriminalizimi, reforma në drejtësi, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Kjo qeveri e di që gjykimi popullor po të bëhet sot apo të dielën e ardhshme do ta nxjerrë menjëherë në opozitë. Ndaj po merr të gjitha masat që t’i rrethojë zgjedhjet e ardhshme me kriminele dhe me paratë e korrupsionit”, tha Basha.

Në këtë drejtim ai theksoi se PD do të kërkojë “votim dhe numërim elektronik për të kufizuar mundësitë e krimit dhe njerëzve të pushtetit, që vijnë me trastat e korrupsionit që të blejnë apo intimidojnë votuesit dhe numëruesit e votës”.

Po ashtu do të kërkohet “kufizimi i përdorimit të parasë në fushatë, duke parë modele edhe të financimit 100% të partive politike nga financat publike dhe kriminalizimin e financimit privat”.

Dhe së treti, vijoi Basha, do të kërkohet auditimin strikt të partive politike, jo sa marrin por sa shpenzojnë. “Po të shohësh se çfarë shpenzojnë e kupton se interesat e tyre të lidhura me interesat e oligarkëve mundësojnë që në fushatat elektorale të hidhen miliona e miliona euro në çdo qytet, me një qëllim, kapjen dhe blerjen e vullnetit të qytetarëve”, tha ai.

Por parakusht për këtë, sipas kreut të PD-së “është zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, nxjerrja e kriminelëve jashtë Parlamentit, jashtë bashkive dhe zyrave të tjera të pushtetit, ku janë të paligjshëm në raport me legjislacionin e vendit dhe me ligjin për dekriminalizimin”.

Basha theksoi se për këtë nevojitet reforma në drejtësi. “Një drejtësi e pavarur, profesionale, e trajnuar nga SHBA-të. Një Byro Kombëtare e Hetimit që detyrë të parë të kenë vënien para drejtësisë të zyrtarëve të nivelit të lartë që vjedhin shumat e parave në nivele të tilla marramendëse. E duke bërë këtë deprivojnë fëmijët dhe familjet shqiptare nga buka e gojës, nga vendet e punës dhe nga zhvillimi. Këto janë tre çështjet për të cilat në Uashington kam marrë jo vetëm mirëkuptim, por edhe mbështetje të madhe”, tha Basha.

Gjatë qëndrimit të tij në New York, Kryetari i PD-së Lulzim Basha iu bashkua besimtarëve në Meshën e së Dielës së Larit në Kishën Katolike shqiptare Zoja e Shkodrës, në Hartsdale – New York, e cila shënon dhe nisjen e Javës së Madhe të Pashkëve Katolike. Pas meshës, famulltari i kësaj kishe Dom Pjetër Popaj dha një pritje në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” duke uruar të gjithë besimtarëve javën e Madhe të Pashkëve.

Next Post

PAMJE TË RËNDA / Gjyqtari hidhet nga pallati, kamerat e filmojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avion luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avion luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In