• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha në Maqellarë: Ndryshimi po vjen, mos u dorëzoni edhe dy javë!

by
10/04/2021 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pritur sot nga simpatizantë në Maqellarë të Dibrës.

Në fjalën e mbajtur Basha tha se ora e ndryshimit po afron, ndërsa u kërkoi mbështetësve që ta çojnë entuziazmin deri në fshatin më të largët.

“Zonja dhe zotërinj, të rinj e të reja, kurrë nuk e kam parë Maqellarën kaq plot. Ky nuk është thjesht një takim mes nesh. Kjo është një ftesë ndaj çdo Dibrani për t’iu bashkuar ndryshimit më 25 prill. Për t’iu bashkuar PD-së dhe Aleancës për Ndryshim. Të hapim rrugën e mirëqenies, ekonomisë, e punësimit, e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Këtë entuziazëm, këtë besim, ta çojmë derë më derë në fshatin më të largët, shtëpi më shtëpi, familje më familje. Te Të gjithë ata që besojnë rrugën e shpresës dhe ndryshimit. Të gjithë ata që për 8 vite me radhë u kërrusën, u gjunjëzuan, e humbën besimin te vetja e tyre. Ora e ndryshimit po afron për të gjithë ju”, tha Basha në fjalën e mbajtur para qytetarëve dibranë.

Kreu i selisë blu u takua edhe me disa përfaqësues të bizneseve, gjatë bashkëbisedimit me të cilët theksoi se ndryshimi po afron dhe qytetarët duhet të durojë edhe dy javë.

“Serbatorët i mbushin dibranët në Maqedoni. T’i japim fund kësaj! Të votojmë të gjithë për ndryshimin dhe do të ndihet kudo. Heqja e terrorit të administratës tatimore do t’ju çlirojë nga ana psikologjike dhe do ndezë besimin në motorët e ekonomisë. Mos u dorëzoni, edhe dy javë të gjithë bashkë për ndryshimin”, shtoi kreu i PD./ b.h

Next Post
Karantinë e pjesshme në Francë, mbyllen shkollat dhe vendosen kufizime për udhëtimet

Bilanci i COVID-19, mbi 135 milionë raste në mbarë botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elisa e Çudirave

Tunel Jeshil

July 5, 2026
“16 vatra zjarri në të gjithë vendin, 5 janë ende aktive”, Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe mbi 260 forca operacionale

“16 vatra zjarri në të gjithë vendin, 5 janë ende aktive”, Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe mbi 260 forca operacionale

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Protestuesi vijon me tensionet edhe pas lirimit, ngjitet në kangjella dhe hedh vezë drejt Komisariatit nr.3

Protestuesi vijon me tensionet edhe pas lirimit, ngjitet në kangjella dhe hedh vezë drejt Komisariatit nr.3

July 5, 2026
“Nuk u gjet gjuha e përbashkët me Federatën”/ Hervé Renard largohet nga Tunizia pas dështimit në Botëror

“Nuk u gjet gjuha e përbashkët me Federatën”/ Hervé Renard largohet nga Tunizia pas dështimit në Botëror

July 5, 2026
“99% të kohës biem dakord, Irani nuk do të ketë armë bërthamore”, Netanyahu mohon përçarjen me Trump

“99% të kohës biem dakord, Irani nuk do të ketë armë bërthamore”, Netanyahu mohon përçarjen me Trump

July 5, 2026
Analiza: Si ndryshon rrënjësisht regjimi i ri i Iranit nga ai i mëparshmi?

Analiza: Si ndryshon rrënjësisht regjimi i ri i Iranit nga ai i mëparshmi?

July 5, 2026
Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës në Komisariat, thirrje për presion dhe përshkallëzim

Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës në Komisariat, thirrje për presion dhe përshkallëzim

July 5, 2026
Tirana do të presë Sesionin e Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027

Tirana do të presë Sesionin e Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027

July 5, 2026
Alarm për zjarre, IGJEO: Fieri, Lezha dhe Durrësi me rrezik të lartë sot dhe nesër

Alarm për zjarre, IGJEO: Fieri, Lezha dhe Durrësi me rrezik të lartë sot dhe nesër

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In