• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha nga Lezha: Nëse refuzohet paketa ekonomike, përdorim forcën qytetare

by Java News
19/10/2015 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar konsultime me shoqatën e biznesit në qytetin e Lezhës.

Përfaqësuesit e biznesit e kanë njohur kreun e demokratëve me shqetësimet e përditshme që nga klima e rënduar rritja e taksave, gjobat arbitrare për biznese që nuk japin rryshfet, rritja e çmimit të energjisë naftës etj.

Kjo ka sjellë mbylljen e dhjetra biznesve dhe shkurtimi të vendeve të punës, thanë përfaqësuesit e biznesit.

Basha tha se politikat e ndermarra nga qeveria mes të cilave dhe aksioni i fundit kundër informalitetit nuk ka sjellë impakte pozitive ndërsa solli shembullin e mungesës në buxhet të 250 mln dollarëve ku vetëm në muajin shtator, në kulmin e luftës kundër informalitetit mungojnë 35 milionë dollarë.

“Dua te jem fare i qartë si kryetar i Partisë Demokratik, si kryetar i opozitës,  ne jemi për shtet ligjor nuk ka diskutim, zbatimi i ligjit është një nga garancitë më të mëdha që mund të ketë biznesi por ndryshimi arbitrar i ligjit dhe në veçanti  i disa ndryshimeve ne sistemin e tatim-taksave, shtimit të këtyre taksave të biznesit dhe aplikimi në mënyrë selektive i këtij ligji jo vetëm që nuk ka sjellë dhe nuk mund të sjellë përmirësime, por sjell përkeqësim dhe rënie ekonomike. Jemi një nga vendet e pakta të botës ku brenda natës tatimi u rrit me 5%, nga 10% në 15% , tatimi i fitimit.

Çfarë efektesh ka sjellë kjo e kemi të qartë. Nga njëra anë bizneseve informale për tu formalizuar u ka sjellë një kosto të jashtëzakonshme financiare. Nga ana tjetër ka rritur informalitetin duke deturuar bizneset të cilat nuk janë në gjendje, për të paguar këto taksa, të zhyten gjithnjë e më shumë në bilance të dyfishta, apo të vënë drynin qepenave dhjetëra, apo qindrave bizneseve. Pra asnjë nga efektet e dëshiruara, as rritje e punësimit, as rritje të ardhurat. Përkundrazi të ardhurat kanë rënë dhe vazhdojnë të bien në rënie të lirë. Të shohim tetorin, po shtatori që ka qenë edhe muaji i shpalljes të aksionit kundër informalitetit ka sjellë 35 mln dollarë më pak se plani” theksoi Basha.

Kryetari i PD-së ka shpalosur disa pika të platformës së demokratëve të cilat po konsultohen me biznesin siç është e rritja e kufirit të biznesit të vogël.

“Për biznesin e vogël parashikojmë rritjen e kufirit deri në 120 milionë lekë të vjetra dhe parashikojmë katër shkallë tatimore. Pagesat e kësaj takse do të konfirmohen përmes një shenjë të dukshme, një pulle fiskale në vitrinën, në një ambient të dukshëm të biznesit të vogël.

Vendosja e kësaj pulle, është ndalim kalimi për tatimorët. Asnjë agjent tatimor nuk do të mund të ushtrojë arbitraritetin e tij, asnjë inspektor tatimorë nuk mund të hyjë në një biznes që ka demonstruar pullat e pagesës së rregullt në xhamin e vitrinës, dritares, apo ambienteve” theksoi kreu i demokratëve.

Po kështu, Basha bëri te ditur uljen me 6 % të nivelit të taksës së tatim fitimit dhe vendosjen e taksës së sheshte në masën 9% më të ultën në rajon.

“Për biznesin e madh vendosja e taksës së sheshtë prej 9%, pra ulja me 6% e nivelit aktual të taksës. Sipas simulimeve tona fillestare vetëm kjo masë riqarkullon në ekonomi, afro 450-500 milionë euro. Janë para të cilat mund dhe duhen, të destinohen për të hapur vende të reja pune, për të rritur kapacitetet prodhuese apo të shërbimit, pra për ti dhënë një impuls ekonomisë.

Rreth 500 milionë euro forcojnë  konsumin, rikthejnë besimin në ekonomi, rikthen besimin tek tregu, pra bën një klimë pozitive për investime, për punësim.

500 milionë të cilat nuk përfundojnë në buxhetin e shtetit, por përfundojnë në xhepat e oligarkisë dhe pushtetarëve të korruptuar. Këto para do ti  rikthehen tregut, konsumatorëve, të punësuarve ekzistues dhe të rinjë, investimeve nga biznesi, ky është objektiv madhor i platformës tonë”,-  u shpreh Basha

Duke iu pergjigjur shqetësimit të biznesit, Basha ka theksuar se do të ulet deri në nivelin 1% TVSH-ja për energjinë dhe uljen me 240 lekë të taksës së qarkullimit.

“Masa drastike sa i përket dy komponentëve kyç për ekonominë, që janë nafta dhe energjia elektrike. Si pjesë e plaftormës tonë do të jetë reduktimi i menjëhershëm i taksës së qarkullimit me një shumë prej 24 lekësh të reja, apo 240 lekësh të vjetra. Ulja e çmimit të naftës me 240 lekë të vjetra është një impuls i madh për ekonominë.

Për çmimin e energjisë po studiohet ulja e nivelit të TVSH-së për energjinë deri në nivelin 1%, kjo do të thotë do të vazhdojë një sektor në mendie të qeverisë sa i përket inkasimit, shpërndarjes drejt dhe jo selektive dhe jo të shërbejë si një lopë që milet tre herë.

TVSH-ja mbi energjinë nuk duhet të jetë një resurs i mbushjes së gropave të krijuara nga kontrabanda, nga evazioni dhe korrupsioni, por duhet të jetë një instrument i politikës fiskale për të nxit biznesin, për të nxit prodhimin dhe për ti ardhur në ndihmë si konsumatorit ashtu edhe biznesit”,- theksoi Basha

Duke e krahasur klimen me të cilën përballet biznesi si në situatë luftë, Basha tha se krahas platformës qeverisëse, do tëpërvijojet shpejt edhe një paketë urgjente shpëtimi për ekonominë. Edhe nese nuk e miraton mzhoranca, Basha tha zbatimin e saj do ta mundësojnë me forcën e bashkuar të njerëzëve, konsumatorëve dhe biznesit.

 “Klima me të cilën përballet biznesi sot është një klimë lufte, as në vendet e pushtuara nuk sillet administrata në mënyrë të tillë siç sillet me biznesin kjo administratë, ky pushtet.

Kërcënimi me burg ndaj punëdhënësit, ndaj prodhuesit, ndaj sektorëve të shërbimit, që tani duan ta ligjërojnë për mospagim taksash është një mendësi mesjetare e cila kurrsesi nuk garanton as mbledhjen më eficencë të ardhurave, as rritje ekonomike. Përdorimi arbitrar i ligjeve në fuqi dhe atyre që duan të kalojnë duke mos prekur ata që mbushin xhepat e tatimorëve dhe qeveritarëve, duhet të marrë fund një orë e më parë.

Duke thënë një orë e më parë, do të thotë që koha nuk pret as për shpallje të reformës tonë, as për zgjedhjet e ardhshme. Jemi në prag të një krize ekonomike, të një depresioni ekonomik, të një recensioni në parametrat e krizë greke. Shqipëria nuk mban më, biznesi shqiptar nuk mban më, ndaj krah platformës qeverisëse, do të  përvijojmë dhe japim formë shumë shpejt edhe një pakete urgjente shpëtimi për ekonominë.

Të cilën nëse nuk arrijmë ta kalojmë në Parlament duke sensibilizuar kartonat e qeverisë duhet patjetër ta kalojmë me forcën e bashkuar të njerëzëve, konsumatorë dhe biznesmenë”, tha Basha.

Next Post

Po transportonte në Greqi 141 kg kanabis, arrestohet shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com