• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha në Kukës, bisedë telefonike me emigrantin në SHBA: Kryetar do vijmë për votimet, Rama do të…

by Java News
04/12/2020 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vizitës në Kukës, kryetari i PD, Lulzim Basha, vizitoi edhe familjen e Myrteza Isiberit. Ai është baba i katër djemve, tre prej të cilëve, tregoi se i ka në emigracion.

Basha bisedoi për disa minuta me zotin Isiberi i cili iu ankua kreut të opozitës për faktin që emigracioni po i merr të rinjtë kuksianë që nuk gjejnë mundësi jetese në Shqipëri.

Biseda

Lulzim Basha: Si je, a je mirë?

Myrteza Iseberi: Mirë kalojmë. Shih e shkruaj. Faleminderit prej këtyre djemve që më kanë ndihmuar pak, se unë kur kam qenë i zoti vet i kam pas ndihmuar, herët, me një fjalë para 10 vitesh.

Lulzim Basha: Ti i fute në rrugën e sportit domethënë.

Myrteza Iseberi: Po! Mirëpo sikur jam prish me ta. Më ikën. Gjoja për më mirë, mirëpo…

Lulzim Basha: Ku i ke, në çfarë vendesh?

Myrteza Iseberi: Vallahi larg. Njëri ka shkuar larg në Amerikë. Nja dy të tjerë i kam në Angli..

Lulzim Basha: Njërin e kë në Amerikë.

Myrteza Iseberi: Po. Dy në Angli. Një e kam këtu. Ai merret me mu.

Lulzim Basha: Një e ke këtu.

Myrteza Iseberi: Një e kam këtu, por nuk po e mbaj dot. I kam thënë rri deri më 25 prill se mos po ndryshon klima.

Lulzim Basha: Mirë i ke thënë.

Myrteza Iseberi: Vallahi, katër djem, pa asnjë, kjo kish qenë…

Lulzim Basha: Më 25 prill, jo vetëm për të por për gjithë Shqipërinë. Po ajo ndjesi që ke, që një ndryshim i mirë do vij për vendin.

Myrteza Iseberi: Ishallah!

Lulzim Basha: Atë po e ndjej kudo, jo vetëm në Kukës.

Myrteza Iseberi: Si i themi ne, ishallah e merr me hajër. Se mos po del me hajër, se kjo Rilindja na… nuk kish qenë rilindje, kish qenë mos lindja. Ore kjo më përpara nam qe, po kjo e ndërroi edhe emrin.

Lulzim Basha: Ke plotësisht të drejtë.

Myrteza Iseberi: Kjo është habitat.

Lulzim Basha: Ne po qeshim me humorin tënd, po populli ka vuajtur shumë.

Gjatë kohës që Basha ndodhej në banesën e familjes Isiberi, zyra e shtypit të PD-së që shpërndau lajmin për mediat, thotë se Myrtezain e telefonoi djali që jeton në SHBA i cili zhvilloi një bisedë edhe me liderin demokrat.

Myrteza Iseberi: Ja tani më zunë. Natjeta o Blerim Shqipëria. Jam me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, me zotin Lulzim Basha.

Lulzim Basha: Blerim si je?

Blerim Isaberi: Përshëndetje kryetar!

Lulzim Basha: Të përshëndes dhe unë ty.

Blerim Isaberi: Si jeni?

Lulzim Basha: A je mirë?

Blerim Isaberi: Me zi po presim të vijmë atje, që të votojmë, që ta rrëzojmë atë pis që ka hipur atje lartë që na ka largu nga atdheu, nga familja. Gjithë shoqëria jonë që jemi këtu, po presim që të vimë atje.

Lulzim Basha: Edhe Shqipëria me zi po ju pret. Se Shqipëria ka nevojë për ju.

Blerim Isaberi: Faleminderit kryetar.

Lulzim Basha: Ka nevojë për rininë më shumë se çdo gjë tjetër. Njerëzit që kanë nevojë më shumë Shqipëria, ata po largohen e ne duhet ta ndalojmë këtë dramë. Edhe për familjet tuaja, për prindërit tuaj, edhe për Shqipërinë. E duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’ju kërku edhe ju të riktheheni në vendin tuaj. T’ju krijojmë kushtet që të punoni dhe të jetoni këtu, afër familjes tuaj.

Blerim Isaberi: Do vimë së shpejti, me kismet që të votojmë, ta rrëzojmë atë qeveri.

Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra i dashur Blerim, e të mirëpresim. Të mirëpret Kukësi dhe e gjithë Shqipëria.

Blerim Isaberi: Faleminderit!

g.kosovari

Next Post
Zëvendësoi Irenej/ Infektohet me COVID kreu i përkohshëm i Kishës Ortodokse të Serbisë

Zëvendësoi Irenej/ Infektohet me COVID kreu i përkohshëm i Kishës Ortodokse të Serbisë

Comments 1

  1. Baca says:
    5 years ago

    Ja, u zgjidhe edhe kjo pune!

    Reply

Leave a Reply to Baca Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In