• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha në Fier: Vendi është zhytur në greminën e mjerimit

by
31/05/2015 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me tregtarë dhe banorë të Fierit dhe Roskovecit. Basha u njoh me shqetësimet që lidhen me pasigurinë për të ardhmen, abuzimet me çmimin e energjisë dhe rënien e fuqisë blerëse. Qytetarët kanë shprehur zhgënjimin për votën e dhënë për mazhorancën me 23 qershor, votë e cila u ka shkaktuar sot dhimbje të mëdha.

“Halli i ka bashkuar njerëzit. Vendi po shkon drejt greminës, jo në drejtimin e duhur. Në greminë do të bien të gjithë, të djathtë e të majtë. Kjo është gremina e mjerimit, e varfërisë, e taksave të larta, e çmimeve të larta, kur në fakt u premtua e kundërta. Vota me 23 qershor u mor me premtimin se do të uleshin taksat, me premtimin se do të ulej çmimi i energjisë, me premtimin se do të ulej çmimi i naftës e do të hapeshin 300 mijë vende të reja pune”, tha Basha.

Ndërsa ka dëgjuar shqetësimet e banorëve të Roskovecit, Basha u ka kujtuar se kandidatja e mazhorancës dje deputete nuk kundërshtoi asnjëherë asnjë nga nismat e qeverisë për rritje të çmimit të energjisë, naftës, rritje  taksash etj, madje ajo votoi dhe kundër propozimeve të opozitës për ulje çmimesh dhe taksash e  nxitje të hapjes së vendeve të reja të punës.

Sot, tha Basha, Edi Rama me hipokrizi flet për dashuri ndaj grave, por respekti tregohet, u shpreh Basha, duke ua lehtësuar jetën dhe jo vështirësuar atë. “Të votojmë me 21 qershor platformën tonë të uljes së taksave, të uljes së çmimit të energjisë, të uljes së çmimit të naftës, të rritjes së rrogave dhe pensioneve si rruga e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza”!, u shpreh Basha, raporton ATA.

Next Post

Sot, Dita Botërore pa duhan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com