• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha në Elbasan: Qeveria investime që nuk hapin vende pune por mbushin xhepat

by
14/05/2015 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e Elbasanit. Basha është njohur nga të rinjtë me shqetësimet e tyre për tarifat e larta, nivelin e papunësisë, promovimin në poste drejtuese të personave me precedentë kriminalë dhe nxjerrjen në rrugë të të rinjëve të mirarsimuar dhe të kualifikuar.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka ftuar të rinjtë që me 21 qershor t’i japin me votën e bashkuar, pa dallim të majtë e të djathtë ndaljen keqqeverisjes.

“A është drejtimi i duhur për Elbasanin që fakulteti të ketë më pak studentë sepse nuk paguajnë dot tarifat e rritura? A është drejtimi i duhur për Shqipërinë që në muajin prill, numri më i lartë i azilkërkuesve i Bashkimit Europian të mos jenë më sirianët, por të jenë shqiptarët? A është drejtimi i duhur për Shqipërinë që papunësia rinore të kapë shifrën, pothuajse 40%? Në qoftëse ky nuk është drejtimi i duhur atëherë më 21 qershor, me votën tuaj duhet të jepni një mesazh të bashkuar, mesazhin e ndaljes të së keqes”-theksoi z. Basha.

Me votën e shqiptarëve, 21 qershori, tha Basha do t’i japin jetë ofertës së re të Partisë Demokratike për punë dhe dinjitet.

“Duhet të ketë një rend prioritetesh, në qoftë se papunësia është problem më i madh, në qoftë se varfëria është problem më i madh, në qoftë se  uji është problem më i madh, aty investohet në fillim. E pastaj në projekte luksi. E pastaj në projekte zbukurimesh se njerëzit nuk hanë palma as nuk punësohen majë palmës. Sistemi që po falimenton Shqipërinë është sistemi i taksave të larta, i çmimeve të larta, ku shqiptarët paguajnë më shumë, fitojnë më pak dhe jetojnë më keq. Ne do t’i japim fund këtij sistemi. Shqiptarët do të paguajnë taksa të ulta, do të fitojnë më shumë, do të kenë më shumë mundësi për punësim dhe do të jetojnë më mirë”- theksoi zoti Basha.

Nga ana tjetër kandidati për kryetar të bashkisë se Elbasanit, Ardian Turku theksoi se prioritet i punës së tij janë interesat e  qytetarëve të Elbasanit dhe familjarët e tij. Në programin e tij Turku bëri të ditur se ka prioritet uljen e menjëhershme me 30% të taksave dhe reduktimin e informalitetit.

“Menjëherë ekipi im do të ulë taksat e biznesit të vogël, jo më me 10% por me 30% që në vitin e parë. Por më duhet t’ju them se nuk do të ketë më një rrugicë, apo në një rrugë me 20 dyqane rrjesht, ku 8 paguajnë, ku 6 s’paguajnë fare dhe 6 paguajnë nën dorë dhe vazhdojnë biznesin informal.” tha Turku

Next Post

Mesiç: Kosovës i duhet një gjeneratë e re në politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com