• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Ndërkombëtarët rol rekomandues në monitorim, votojmë pro Reformës

by Aalison Pearse Stevens
20/07/2016 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë të ditur se roli i misionit ndërkombëtar do të jetë vetëm rekomandues, ndërsa marrja e vendimeve do të bëhet vetëm nga shqiptarët. Basha e ka quajtur një betejë të fituar dhe thotë se në këto kushte PD do ta votojë nesër për Reformën në Drejtësi.

Basha deklaroi se pas komunikimit me partnerët ndërkombëtarë dhe me rakordimin e eurokomisionerit Johanes Hahn është arritur që roli i ndërkombëtarëve në procesin e vetingut të jetë rekomandues dhe se vendimmarrja mbetet në duart e kushtetutës shqiptare.

“Sapo kam përfunduar një komunikim intensiv me partnerët europianë dhe amerikanë dha jam para jush për të ndarë lajmin e mirë. Pas komunikimit të fundit të rakorduar nga komisionari Hahn, roli i ndërkombëtarëve rekomandues, vendimmarrja mbetet në duart e kushtetutës shqiptare. Nuk do të përjashtohet asnjë qytetar nga konkurrimi mbi bazën e opinioneve por vetëm mbi bazën e fakteve dhe provave. Konkludimi i këtyre 2 çështjeve të lëna si litarë jashtë në negociatat e së hënës është edhe konkludimi i betejës së PD”, deklaroi Basha.

Ai theksoi se kjo betejë e fundit ka patur 2 qëllime” të mbrojë kushtetueshmërinë, parimin e shenjtë se askush nuk mund të ketë pushtet pa patur llogaridhënie; ka patur në qendër të saj të drejtat dhe liritë e njeriut si ADN-ja e PD-së, i krijimit të saj dhe qëndrimit të saj. “Nuk mund të presim dhe as nuk kërkojmë dot që Europa të na trajtojë si të barabartë nëse e trajtojmë veten më ulët. Kemi bërë këtë betejë, pas shumë e shumë betejash të tjera të fituara e të mishëruara në një draft të standardeve evropianët dhe atlantike, të mishëruar me opinionin e Venecias. Beteja ja vlejti!”, tha kreu i opozitës.

Basha theksoi se qëndresa e PD është bazuar në bindjen se shqiptarët meritojnë një standard evropian dhe se partnerët nuk do të pranonin asgjë jashtë këtyre standardeve.

“Shumë miq kanë pyetur dhe kanë shtruar me admirim ose pikëpyetje se cili ishte motivimi për këtë betejë, ju them se qëndresa jonë dhe besimi im i palëkundur në një arritje pozitive bazohej në 2 pika: Së pari se shqiptarët meritojnë një standard evropian. Kjo është bindja ime e thellë personale, si një njeri i ekspozuar ndaj këtyre vlerave perëndimore; Bindja ime e dytë ka qenë se partnerët tanë të çmuar, aleati ynë strategjik SHBA-të, dhe BE-ja nuk do të pranonin kurrë asgjë më pak se standardet e vendeve të tyre”.

“Ndaj nuk jam lëkundur në asnjë çast, jo për kryeneçësi as për populizëm. Të hiqja dorë nga këto 2 parime do të thoshte se të hiqja dorë nga vetja ime. Kjo betejë sot përmbushet me një fitore. Jo fitoren e Lulzim Bashës dhe as të PD-së, por të çdo shqiptari, duke nisur nga kryeministri deri tek çdo qytetar, si të barabartë para ligjit”, tha Basha.

d.i.

Next Post

Armando Vajushi transferohet te Pro Vercelli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi në BE, Rama me deputetët e PS: Siguria ushqimore nuk përmbush kriteret e BE. Faza përgatitore…

Integrimi në BE, Rama me deputetët e PS: Siguria ushqimore nuk përmbush kriteret e BE. Faza përgatitore…

January 16, 2026
LIVE-Mbledhja e grupit të PS, Rama: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!

LIVE-Mbledhja e grupit të PS, Rama: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!

January 16, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkëmbit kërkon ndryshimin e masës: Nuk ekzistojnë kushtet që të mbahem në paraburgim

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkëmbit kërkon ndryshimin e masës: Nuk ekzistojnë kushtet që të mbahem në paraburgim

January 16, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së Policisë së Shtetit për vitin 2025

January 16, 2026
I fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim Machado?

I fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim Machado?

January 16, 2026
Takimi i socialistëve në Pallatin e Brigadave nis me vonesë/ Gazetari: Mbledhja parashikohet e gjatë, do diskutohet për..

Takimi i socialistëve në Pallatin e Brigadave nis me vonesë/ Gazetari: Mbledhja parashikohet e gjatë, do diskutohet për..

January 16, 2026
Kokainën e fshihnin në lëkurë kafshësh, SPAK mbyll hetimet për grupin që trafikonin drogë nga Amerika Latine, autorëve u komunikohet akuza

Kokainën e fshihnin në lëkurë kafshësh, SPAK mbyll hetimet për grupin që trafikonin drogë nga Amerika Latine, autorëve u komunikohet akuza

January 16, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Dosja Toyota Yaris/ GJL rrëzoi vendimin e Apelit të GJKKO për Aurel Zarkën, Manjani: Vendim i drejtë dhe në përputhje me parimet…

January 16, 2026
Për ata që pyesin si është e mundur të futet në listën e zezë të vizave amerikane Shqipëria dhe të lihet jashtë Serbia

Për ata që pyesin si është e mundur të futet në listën e zezë të vizave amerikane Shqipëria dhe të lihet jashtë Serbia

January 16, 2026
Planet për një BE me dy nivele, Rama për Politico: Masat janë ide e mirë…

Planet për një BE me dy nivele, Rama për Politico: Masat janë ide e mirë…

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In