• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha ndalet te një biznes: S’ka problem pa zgjidhje, ka vetëm qeveri që s’japin zgjidhje

by Java News
23/11/2020 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e nisi këtë javë te një biznes në Tiranë që shet produktet bazë të konsumit. Gjatë bashkëbisedimit me menaxheren e biznesit Rolanda Cani, kryedemokrati shprehu shqetësimin që bizneset e vogla dhe ato të mesme janë rrënuar nga kriza pa u ndihmuar nga qeveria.

Kreu i selisë blu deklaroi se ka kërkuar ndihmë financiare për të gjithë, njësoj si vendet e rajonit, ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve të konsumojnë dhe të blejnë sa më shumë produkte shqiptare. “Nuk ka problem pa zgjidhje, ka vetëm qeveri që nuk japin zgjidhje”, theksoi ai.

Menaxherja Rolanda Cani u shprehu kreut të opozitës shqetësimin e rënies së xhiros dhe shkurtimit të vendeve të punës.

“Xhiroja me të thënë të drejtën ka rënë shumë, për shkak të pandemisë, njerëzit janë tërhequr shumë edhe në zgjedhjen e produkteve. Kemi klientë që vinë, shohin edhe ikin. Pandemia i ka trembur shumë dhe i ka zënë shumë paniku. Xhiroja afërsisht bëhej 500 në turn. Ne 500 e bëjmë gjithsej xhiro totale. Ka rënë domethënë shumë. Sepse ne kishim produkte, siç e shikoni, dhe të gjitha produktet që shesim më shumë janë vetëm produktet e bulmetit, buka edhe lëngjet”, shprehet menaxherja, Rolanda Cani.

“Gjithashtu dhe stafi, sepse këtu ka qenë një pikë që ka pasur xhiro shumë të madhe le të themi, tani kemi reduktuar edhe stafin. Stafi ka qenë nga 5 punonjës dhe menaxherja 6. Unë jam menaxherja e dyqanit, dhe tani unë kam 3 veta staf, dhe vetë mundohem që të futem edhe tek shitjet, edhe tek pjesa e menaxhimit. Nuk është se bëj vetëm menaxheren edhe hyj tek të gjitha sektorët”, vijoi ajo.

Ndërkaq, kreu i PD Lulzim Basha e vuri theksin tek pasojat e kësaj krize dhe mungesën e ndihmës nga ana e qeverisë për biznesin.

“Problemi kryesor i kësaj krize që ka 7 vite, por që pandemia e ka rënduar dhe më shumë, është pamundësia e njerëzve për të siguruar ushqimin bazë. Dhe kjo reflektohet pastaj tek i gjithë zinxhiri, edhe zinxhiri prodhues e në veçanti tek prodhimet e vendit. Ju e dini, ne kemi dalë prej javësh me një paketë ndihme për njerëzit që nuk kanë të ardhura. Kemi kërkuar që të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë të kenë një ndihmë direkte nga shteti, kemi kërkuar që çdo familje shqiptare të ketë një ndihmë financiare. Kjo bëhet në radhë të parë për të ndihmuar njerëzit, për të ndihmuar familjet shqiptare, por po u ndihmuan ata do ndihmoheni dhe ju; se ato para çfarë do bëjnë? Do rrisin xhiron. Ata nuk kanë për t’i kursyer këto lekë, do t’i hedhin për të blerë konsumin e përditshëm”, u shpreh gjatë bisedës kryetari Basha.

Duke marrë shembull biznesin në fjalë, Basha shpalosi idetë e tij dhe të PD për të ndihmuar biznesin në krizë si pasojë e rënies së konsumit.

“Zgjidhja është që ne të ndihmojmë konsumin dhe të ndihmojmë konsumin do të thotë t’i çojmë lekët sot aty ku kanë nevojë më shumë njerëzit, të ndihmojmë ata që kanë humbur vendet e punës, të ndihmojmë ata që janë në vështirësi ekonomike, të ndihmojmë sipërmarrjen e vogël, t’ju ndihmojmë ju që në vend që t’i hiqni njerëz nga puna, t’i mbani, dhe për këtë kemi propozuar një paketë minimale që ata që nuk i mbani dot vetë, të keni një ndihmë nga shteti, po mbi të gjitha të ndihmojmë njerëzit të bëjnë konsumin bazë të ditës dhe paratë e taksave të shqiptarëve sot nuk mund të shpenzohen në asnjë vend tjetër më mirë se sa duke ndihmuar shqiptarët, sepse kriza ekonomike ka shtatë vite që rëndohet por në veçanti, tani me pandeminë që është akute, të sigurojmë ushqimin bazë për njerëzit dhe nuk ka vend më të mirë për ta siguruar ushqimin bazë se sa duke blerë produktet e Shqipërisë, produktet e fermerëve shqiptarë.

Dhe përfitoj dhe njëherë të bej një thirrje, meqë jemi këtu në një pikë shitje ku të gjitha prodhimet janë shqiptare; t’i bëj një thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të konsumojmë e të blejmë sa më shumë produkte shqiptare”, apeloi Basha.

g.kosovari

Next Post
Kisha tregon gjendjen e Janullatosit pas shtrimit në spitalin grek: Ka simptoma të lehta

Kryepeshkopi Janullatos shërohet nga COVID/ Pritet të rikthehet në shtëpi dhe do ndjekë udhëzimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Është bërë përparim i madh për bazën ushtarake amerikane në Poloni -

Trump paralajmëron vendim për Iranin dhe bisedime me Huthitë: Do të shohim çfarë do të ndodhë

September 18, 2026
Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Dënimi i Krasniqit, avokati: U dënuan për shkak të posteve politike, kjo është e papranueshme

September 18, 2026
“Berishën e ka marrë malli për mua”, Dashnor Sula: Flisnim deri në orën tre të natës

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Dashnor Sula: Flisnim deri në orën tre të natës

September 18, 2026
Protesta kundër Ramës, gazeta gjermane: Revolucioni i Flamingove nuk është shndërruar në revoltë popullore

Protesta kundër Ramës, gazeta gjermane: Revolucioni i Flamingove nuk është shndërruar në revoltë popullore

September 18, 2026
Si po e përdor Rusia një “superaplikacion” për t’i spiunuar qytetarët

Si po e përdor Rusia një “superaplikacion” për t’i spiunuar qytetarët

September 18, 2026
“Prova të dobëta…”/ Avokati i Thaçit kundërshton gjykatën për vrasjen e Allaqit: Do apelojmë!

“Prova të dobëta…”/ Avokati i Thaçit kundërshton gjykatën për vrasjen e Allaqit: Do apelojmë!

September 18, 2026
Zelensky dhe Vuçiç takohen në Ukrainë: Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh

Zelensky dhe Vuçiç takohen në Ukrainë: Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh

September 18, 2026
BE klasifikon në një grup SHBA dhe Rusinë, kufiri mund të mbetet i mbyllur pas 1 korrikut

Pse Amerika iu bashkua Evropës që ti bënte presion Kosovës për ngritjen e Gjykatës së Hagës?

September 18, 2026
Sali ziu dhe demokratët që bëjnë sikur s’kuptojnë që nga viti 1992

“Pagat rriten me ligj, jo me kërkesë”/ Ngjela: Magjistratët nuk i përcaktojnë vetë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com