• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Mundësi zgjidhjeje sipas “Venecias” dhe Nuland. Rama: Flas në 19.00 për takimin

by A R
18/07/2016 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte i pari që u largua nga ambjentet e kryesisë së Kuvendit ku zhvilloi takim me kryeopozitrarin Lulzim Basha dhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për reformën në drejtësi. Pas largimit të Ramës, mësohet se Meta dhe Basha kanë vijuar diskutimet mes tyre në ambjentet e Kuvendit. Ndërkohë Rama njoftoi përmes Twitter-it se do ta prononcohet në orën 19.00 për fatin e reformës.

Ndërkohë kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi pas takimit se ekzistojnë të gjitha mundësitë për të gjetur zgjidhje bazuar në propozimin e Nuland dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ai bëri me dije se ka autorizuar Oerd Bylykbashin për vijimin e negociatave që pritet të zhvillohen mes palëve.

“Ekzistojnë mundësitë të gjendet zgjidhje bazuar në propozimin e Nuland dhe rekomandimet e “Venecias”, tha Basha.

Prononcim i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me krerët e mazhorancës

“Së pari dua të falenderoj Kryetarin e Kuvendit, për mundësinë për një konsultë me të tre faktorët kryesorë politikë në vend. Si kryetar i Partisë Demokratike dhe kryetar i opozitës e vlerësoj këtë si një takim konstruktiv. Në fund të takimit të tre kryetarët e forcave politike kanë angazhuar secili nga një përfaqësues të tyrin për të kërkuar zgjidhje bazuar mbi propozimin hibrid dhe rekomandimet finale të Komisionit të Venecias.

Për ne, kjo është një mundësi për të përmbyllur me sukses maratonën e reformës në drejtësi, për të përmbyllur në veçanti draftin kushtetues, natyrisht pas kësaj janë dhe shtatë ligjet.

Negociatori ynë, z.Oerd Bylykbashi ka plotfuqinë për të negociuar një zgjidhje, bazuar mbi propozimin hibrid dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ne kemi paraqitur një zgjidhje dhe kontributi ynë për ta sjellë propozimin hibrid, tërësisht brenda parametrave të Venecias është dëshmia më e qartë e seriozitetit, e përkushtimit  dhe e sinqeritetit të Partisë Demokratike, që e ka parë dhe e sheh reformën në drejtësi si një interes madhor të qytetarëve shqiptarë dhe jo si një kalkulim politik apo një betejë paraelektorale.

Kështu e kemi nisur dhe kështu po e vazhdojmë këtë proces. Uroj që negociatorët që sapo janë mandatuar do të bëjnë një punë të mirë dhe do ta çojnë në konkluzion pozitiv këtë proces për ti dhënë shqiptarëve dhe aleatëve tanë lajmin e mirë”.

****

Pas braktisjes që dy ambasadorët e SHBA-BE i bën takimit me Bashën për shkak të qëndrimit të tij injorues ndaj propozimit të Nuland, takimi Rama-Meta-Basha i është kthyer diskutimit te këtij propozimi raporton Tema. Kryesia e Kuvendit njofton se pika e vetme në diskutim është propozimi hibrid i zv.sekretares amerikane të shtetit, Viktoria Nuland.

Basha shoqërohet në këtë takim nga deputeti Oerd Bylykbashi, Meta nga Petrit Vasili, ndërsa Rama ishte i vetem.

Dy ambasadorët Lu e Vlahutin e bojkotuan takimin pasi sipas tyre Basha nuk kishte folur për propozimin e Nuland, por për qeveri teknike njësoj si Ilir Meta./a.m.

Next Post

Shkarkohen 9 mijë punonjës të Ministrisë së Brendshme turke pas grushtit të shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In