• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha mi mbylli dyert”/ Rudina Hajdari: Berisha ka reflektuar, do çoj amanetin e Azemit deri në fund

by
10/12/2022 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Tentova të ndryshoj sistemin zgjedhor. Doja që të hapeshin listat e të fuqizonim qytetarin, jo të shkonim pas kryetarit.”

Kështu është shprehur Rudina Hajdari në një intervistë televizive ka shpjeguar arsyet se përse kandidoi nën siglën e Nismës Thurje në zgjedhjet e 25 prillit.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike tregoi sesi e gjendur pas dyerve të mbyllura të selisë blu, që drejtohej atëherë nga Lulzim Basha, u detyrua që të garonte me një logo tjetër edhe pse nuk do të donte të “ndahej” asnjëherë nga partia me të cilën është rritur.

Hajdari tregoi se tentoi që në zgjedhjet e 25 prillit të futej në listat e PD-së por ish-kryedemokrati Basha nuk e lejoi, edhe pse ajo tregon që tentoi “nga të gjitha frontet.”

“Fakti që u përjashtova nga PD, mu mbyllën dyert totalisht, tentova në zgjedhjet e 25 prillit të rifutesha në listat e PD-së. Kam pasur përpjekje në disa fronte, qoftë nga fronti familjar, politik, ndërkombëtar tentova të rifutesha dhe zoti Basha ishte kategorik në këtë pjesë.

Përgjigja e tij ishte se nuk do të pranonte asnjë nga opozita parlamentare. Ndërkohë, kjo nuk rezultoi e vërtetë. Kishte diçka që ishte e qartë personale. Kurrë nuk doja të garoja me një parti tjetër, por u ndodha në kushte të vështira”, tha Rudina Hajdari.

Tashmë që PD drejtohet nga Sali Berisha, Rudina Hajdari i është bashkuar sërish kësaj force politike.

Ajo thotë se tek Berisha pa reflektim ndërsa theksoi se ishin ndryshimet statutore dhe Kuvendet që PD mbajti në dhjetor që e bindën që ishte koha për t’u kthyer në selinë blu.

“Pas zgjedhjeve e pashë qartë që në PD, ishte e mbyllur e izoluar nga Basha. Nën siglën e Thurjes nuk isha komode. Kur pashë ngjarjet në Shqipëri, me Berishën me Kongreset e ndryshme që u bënë në dhjetor, ndryshimet e statutit që u bënë. 

Shikoja që Berisha kishte reflektuar, që roli i kryetarit duhet të reduktohet. Kur Basha dha dorëheqjen dhe doli vendimi i Shkallës së Parë, vendosa të rikthehesha”, u shpreh ajo.

Për Rudina Hajdarin, kthimi në PD është një mënyrë për të çuar amanetin e të atit deri në fund:

“Si e bija e Azem Hajdarit nuk mund të isha larg PD-së në momente kritike.”

/e.d

Next Post
EMRI/ I dënuar me 12 vite burg në Itali, kapet i shumëkërkuari nga Kurbini, pjesëtar i organizatës kriminale

EMRI/ I dënuar me 12 vite burg në Itali, kapet i shumëkërkuari nga Kurbini, pjesëtar i organizatës kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festat e fundvitit, OSHEE: 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë me energji

Festat e fundvitit, OSHEE: 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë me energji

December 30, 2025
“Integrimi, mundësi për të transformuar vendin për shqiptarët”, Tabaku: Duhet angazhim serioz, jo fasadë e maskuar me retorika politike!

“Na flasin çdo ditë për ‘bum ekonomik’, për kulla që prekin qiellin! ” Jorida Tabaku: Po pse shqiptarët po ikin?

December 30, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autoritarizmi ynë i Majtë si etnopopulizëm!

December 30, 2025
“Nuk ju dhamë mundësinë të gjunjëzojnë shtetin”/ Pjesë e grupit ekstremist të ISIS, Turqia arreston 357 persona

“Nuk ju dhamë mundësinë të gjunjëzojnë shtetin”/ Pjesë e grupit ekstremist të ISIS, Turqia arreston 357 persona

December 30, 2025
Gjykata e Tiranës heq sekuestron nga pronat e Elman Abules dhe Kristian Boçit

Gjykata e Tiranës heq sekuestron nga pronat e Elman Abules dhe Kristian Boçit

December 30, 2025
Nuk kursejnë as trenat, 3 “skifterë” shqiptarë bien në pranga, një procedohet. Kapen në flagrancë duke vjedhur, ja çfarë ju gjet…

Nuk kursejnë as trenat, 3 “skifterë” shqiptarë bien në pranga, një procedohet. Kapen në flagrancë duke vjedhur, ja çfarë ju gjet…

December 30, 2025
Tronditet Peja nga ngjarja e rëndë/ Një djalë dhe një vajzë gjenden të vdekur në një vilë. Ja detajet e para

Tronditet Peja nga ngjarja e rëndë/ Një djalë dhe një vajzë gjenden të vdekur në një vilë. Ja detajet e para

December 30, 2025
Rama: Çdo biznes do të ofrojë pagesa elektronike, investime të reja në arsim dhe infrastrukturë

Fjala e plotë/ Rama konferencë për fundvit: Dorëheqje për çfarë? Unë në zyrë dhe PS në qeveri, të tjerët poshtë penxheres sime

December 30, 2025
Nis beteja për trashëgiminë pas vdekjes së Brigitte Bardot: Çfarë mbeti nga pasuria e ikonës së kinemasë

Nis beteja për trashëgiminë pas vdekjes së Brigitte Bardot: Çfarë mbeti nga pasuria e ikonës së kinemasë

December 30, 2025
Ekuipazhi i anijes kozmike “Shenzhou-21” kryen eksperimente në fusha të shumta

Ekuipazhi i anijes kozmike “Shenzhou-21” kryen eksperimente në fusha të shumta

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com