• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha mesazhe të forta për median e biznesin: Përgatituni për ditën e gjykimit

by Java News
08/07/2019 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri demokrat Lulzim Basha e quajti gabim marrëveshjen politike me Edi Ramën në 2017-ën kur pas muajve protestë në çadër ai hyri në zgjedhjet parlamentare me qeveri teknike.

“Nëse nuk përsërisim atë që kemi bërë në të shkuarën, kriza do të zgjidhet me parime dhe jo me pazare, duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë”, tha Basha gjatë protestës për rrëzimin e qeverisë Rama.

Kryedemokrati tha se qeveria është e lidhur me krimin dhe e ardhur nga vjedhja e votave dhe se nëse nuk ndëshkohen para drejtësisë së re personat e përfshirë në shit-blerje të votave, nuk do të ketë zgjidhje të krizës.

“Ata që sollën krimin në politike, ata që e zhytën qeverisjen në korrupsion nuk do dalin nga kriza si shpëtimtarë por si përgjegjës, vetëm kjo e shpëton të ardhmen integruese të Shqipërisë, nxjerrja e politikanëve para drejtësisë së pavarur. Derisa të dalin para drejtësisë ata që vodhën zgjedhjet nuk do ketë zgjidhje. Do bëjmë çdo përpjekje, do përdorim çdo mjet për t’i nxjerrë ata para drejtësisë së pavarur, dhe bashkë me ta do të largojmë edhe Edi Ramën nga pushteti”, tha Basha.

Por ‘kërcënimet’ lideri demokrat nuk i pati vetëm ndaj hajdutëve të votave. Foli për median, bizneset, dhe kriminelët e rrugës, që siç Basha u shpreh “do i shtyp pa mëshirë”.

“Përgatituni për ditën e gjykimit. Kriminelëve u themi ne do ju shtypim pa mëshirë. Do ta pastrojmë Shqipërinë nga fara juaj shkatërruese. Shqipëria, e bukura e dheut, do të jetë një vend i lirë, me fundin e këtij regjimi kriminal. Fund të fortëve të rrugës, fund të fortëve të politikës, të medias, të biznesit, hapja dhe liria është fundi i të fortëve”, u shpreh kryetari i PD-së./l.m

Next Post
Basha: Marshojmë drejt Parlamentit! Kryemadhi qëndron tek Kryeministria

Basha: Marshojmë drejt Parlamentit! Kryemadhi qëndron tek Kryeministria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In