• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha mesazh nga Helsinki: Do të çlirojmë zgjedhjet dhe politikën nga krimi

by Java News
07/11/2018 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Morëm mbështetje për misionin tonë për të çliruar zgjedhjet dhe politikën nga krimi”. Kështu deklaroi nga Helsinki kryedemokrati Lulzim Basha. Përmes një video-mesazhi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ Basha tha se Partia Popullore Europiane ka mbështetur kauzat e PD-së për pastrimin e politikës nga krimi si dhe dekriminalizimin e zgjedhjeve. Gjatë vizitës së tij në Kongresin e PPE, ku do të zgjidhet edhe kreu i ri i KE-së, lideri demokrat tha se PPE mbështet vizionin e opozitës për integrimin në Europë.

“Sapo përfundoi debati midis Manfred Weber dhe Alex Stubb, dy kandidatët tanë për Komisionin Europian. Një debat i jashtëzakonshëm me mesazhe të qarta për Europën, por edhe për Ballkanin, edhe për Shqipërinë.

PPE, të gjitha partitë tona simotra këtu mbështesin vizionin tonë për integrimin në Europë, mbështesin kauzat tona per luftën kundër krimit të organizuar, pastrimin e politikës nga krimi, për luftën kundër korrupsionit e oligarkisë, dekriminalizimin e zgjedhjeve.

Kandidatët tanë, njëri prej të cilëve do të jetë kandidati për Komisionin Europian, dhanë mesazhe të qarta se BE do të thotë në radhë të parë një bashkim vlerash, shtet ligjor, luftë kundër krimit të organizuar, luftë kundër korrupsionit, liri e medias, respekt për lirinë dhe të drejtat e njeriut. Këto janë vlerat për të cilat qëndrojmë dhe luftojmë së bashku në këtë familje të madhe. Tani, pas këtij debati të jashtëzakonshëm midis dy kandidatëve do të nisem për në sallën ku do të kemi darkën e Samitit. Do të ritakohem me disa prej kolegëve, liderëve të PPE dhe kryeministrave. Presim kamcelaren Merkel, Presidentin aktual të Komisionit, Juncker, Presidentin e Këshillit Europian, Tusk, Presidentin e PE, Tajani, të cilin pata kënaqësinë ta takoj pak më parë dhe disa prej liderëve të qeverisë së BE dhe liderët e tjerë të së djathtës.

Është një darkë që do të zgjasë 2 orë e 30 minuta dhe është një rast i jashtëzakonshëm për të siguruar konfirmimin e mbështetjes së partive simotra, PPE, mbështetje e cila ka vazhduar gjatë gjithë ditës, për betejat dhe kauzat kryesore të PD, opozitës shqiptare, që janë dhe vlerat kryesore të Europës: demokracinë, zgjedhjet e lira, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, dekriminalizimin e zgjedhjeve dhe përpjekjet për t’u dhënë shqiptarëve një jetë më të mirë dhe mundësi për te gjithë në vendin e tyre. Do t’ju mbaj të informuar për samitin qe nis për pak në një nga mjediset e Qendrës së Kongreseve në Helsinki. Sesion i jashtëzakonshëm, debat i jashtëzakonshëm!
Ju përshëndes nga Helsinki!”, -tha Basha.

a.ç

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Pse opozita e ka lënë Presidentin, në dorë të idiotëve?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In