• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha merr “flamurin” e Reformës në Drejtësi: E udhëheqim ne

by A R
24/12/2015 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 25 vjetorin e themelimit të degës së PD në Korçë, kreu i opozitës Lulzim Basha ka marrë “flamurin” e reformës në drejtësi, duke thënë se është PD ajo që udhëheq dhe drejton këtë të fundit. Ky entuziazëm i kreut të PD Basha vjen fill pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias për draftin në reformën e drejtësisë si dhe pas takimit me ambasadorin e SHBA Donald Lu.

“Tashmë, siç u faktua edhe dje, Partia Demokratike drejton dhe udhëheq reformën në drejtësi. Ne nuk kemi vetëm denoncimin, ne kemi alternativën, kemi platformën tonë. Testi i parë se platforma funksionon është Edi Rama, i cili për faktin që nuk merr vesh nga ekonomia, nuk di as ta kopjojë e jo më ta zbatojë”-tha Basha.

Duke ju referuar dekriminalizimit, Basha tha se pavarësisht se qeveria e vonoi një vit atë, përsëri PD ja arrit që të sjellë dhe të kryejë ‘reformën më të madhe në vend”.

“Ne si opozitë vijmë me reformën më të madhe në këtë vend, reformën për dekriminalizimin. Një vit më parë i ulëm dhe i detyruam me faktorin ndërkombëtar të nënshkruajmë marrëveshjen. E vonuan një vit. Bënë ç’të mundeshin, por s’e ndalën dot”, tha Basha.

kryeopozitari Basha është ndalur në kritikat ndaj qeverisjes aktuale të drejtuar nga Rama dhe Meta, për të cilën thotë se, nga selia blu e kishin parashikuar që dy vite më parë se çfarë do të prodhonte kjo mazhorancë.

“400 milionë lekë kanë vjedhur në dogana e tatime, 700 milionë të tjera nga tenderat, që përfundojnë në xhepat e Ramës dhe hajdutëve të tjerë. Në Shqipëri nuk ka shkolla, rrugë, spitale të reja, nuk ka rritje pagash dhe pensionesh, nuk ka rritje të ndihmës ekonomike, nuk ka subvencione, sepse paratë përfundojnë në xhepat e qeveritarëve”, është shprehur Basha.

Nga Korça, Basha i është rikthyer edhe një akuze të vjetër, asaj të vjedhjes së votave, duke akuzuar mazhorancën aktuale se kërkon të kapë me çdo kusht edhe institucionin e fundit të llogaridhënies, votën e lirë.

“E testuan në zgjedhjet vendore në Korçë dhe e shtrinë më 21 qershor në të gjithë Shqipërinë. Kjo qeveri, në dy vite nuk ka çfarë të tregojë, sepse s’ka asnjë reformë, asnjë arritje, por vetëm 1.2 miliardë dollarë të vjedhura”, u shpreh Basha.

Next Post

Videolajm/ A u trukua Flamurtari-Skënderbeu? Ja skedinat me rezultat të saktë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In