• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha me fasonët: S’janë premtime, por pjesë e një plani konkret, me të fiton Shqipëria

by Java News
30/01/2021 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partise Demokratike,  Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me shoqatën e fasonëve të Shqipërisë, të cilëve iu shpjegoi përfaqësuesve të Shoqatës së Fasonëve, Programin Ekonomik të PD.

Çdo litër naftë pas 25 prillit sipas tij do jetë 24 lekë më lirë! Detyra e parë e qeverisë kreu cemokrat tha se është të mos vonojmë rimbursimet e TVSH.

Basha tha se programi i propozuar nuk është një paketë premtimesh, por angazhime që merr qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Shefi i opozitës tha se ky program nuk është program mrekullish, por program normalizimi dhe rimëkëmbje të ekonomisë dhe me të fiton Shqipëria.

“Pa pikë diskutimi sektori i fasonëve është një nga sektorët kyç të ekonomisë shqiptare, për arsyen që sapo thatë, numrin e madh të personave që punësoni. Në shumë raste këta janë edhe personat e vetëm që sjellin të ardhura në familjet e tyre. Po kështu zhvillimet e viteve të fundit, duke përfshirë edhe zhvillimet e pandemisë, nga njëra anë ju kanë dëmtuar, ju kanë goditur rëndë. Mbi 15 mijë veta kanë humbur vendin e punës vetëm në sektorin tuaj, ky është lajmi i keq. Lajmi i mirë është që si pasojë e zhvillimeve globale, tregjet kryesore ku ju çoni produktin tuaj po mendojnë të zhvendosin apo të fuqizojnë zinxhirin e furnizimit që do të thotë që në qoftë se Shqipëria njësoj si vendet e tjera të rajonit tonë janë gati kontratat tuaja mund të rriten, mund të shumëfishohen dhe aftësia juaj për të punësuar më shumë njerëz dhe për t’i paguar më mirë mund të rritet. Natyrisht për këtë ju duhet të keni në krah shtetin. Ajo që kemi prezantuar nuk është program mrekullish, është program normalizimi dhe rimëkëmbje ekonomike. Ato nuk janë premtime, janë angazhime. Propozimet tona janë të qarta dhe janë të provuara që funksionojnë. Taksa e sheshtë 9% është një ulje jashtëzakonisht e madhe krahasuar me taksën 15% që ju paguani. Çmimi i naftës 240 lekë të vjetra për litër karburant i shtuar në këto 8 vite. Çdo litër naftë prej ditës së parë të qeverisë të dalë nga  ota e 25 Prillit do të jetë 240 lekë më i lirë. Dhe kjo pa diskutim do të reflektohet edh në vlerën e koston e prodhimit tuaj dhe në aftësinë tuaj për të konkurruar me ofertën tuaj ne tregun Europian dhe më gjerë. Për biznesin prodhues e njëjta masë do të merret me energjinë elektrike. Dhe një pikë tjetër që dua  të përmend para se të vazhdojmë diskutimit është rimbursimi i TVSH-së. Rimbursimi i TVSH-së me të gjithë sektorët e ekonomisë është kthyer në një ankth të paparë dhe padiskutim në një kohë krize detyra e qeverisë, detyra e parë e qeverisë është të mos ta vonojë rimbursimin e TVSH-së. Ky është një nga angazhimet kryesore që kemi marrë  përpara sipërmarrjes në tërësi dhe para sipërmarrjes si e juaja në veçanti.  Me dy fjalë, nuk janë premtime, por janë  pjesë e një plani konkret. Janë  angazhime me të cilat ne e nisim që në ditën e parë  të punës, t’ju vijmë në ndihmuar  ju njerëzve të punës që të ndihmoni të punësuarit tuaj që të punësoni të tjerë dhe të përmirësoni standardin e jetës së tyre, natyrisht duke bërë të mundur që të përcillni një pjesë të fitimeve që do të vijnë si rezultat i këtyre masave edhe në objektivat që kemi në raport me rritjen e mirëqenies dhe rritjen e pagave për punonjësit shqiptare”, u shpreh Basha.

g.kosovari

Next Post
“O Bos, bëj kujdes. Duan me ta fut, s’merr vesh nga…”/ Hoxha mesazh të “koduar” Bashës: Nga një mik që ta do të mirën

“O Bos, bëj kujdes. Duan me ta fut, s'merr vesh nga…”/ Hoxha mesazh të “koduar” Bashës: Nga një mik që ta do të mirën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja me Merz, Trump urdhëron tërheqjen e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania

Amerikanët hodhën në kosh dhuratat e udhëheqësve kinezë, prapaskenat nga veprimi i pazakontë

May 15, 2026
Studentët në Shkup sërish në protestë për gjuhën shqipe, Lorik Cana u del në krah

Studentët në Shkup sërish në protestë për gjuhën shqipe, Lorik Cana u del në krah

May 15, 2026

Nëse Sokol Stojani do të ishe ende prokuror…

May 15, 2026
Zhvillime të reja! Trump lë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje me Iranin që mund të sjellë përfundim të konfliktit

Zhvillime të reja! Trump lë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje me Iranin që mund të sjellë përfundim të konfliktit

May 15, 2026
Dita Ndërkombëtare e Familjes, ministrja Sala: Mbrojtja e fëmijëve në qendër të reformës sociale

Dita Ndërkombëtare e Familjes, ministrja Sala: Mbrojtja e fëmijëve në qendër të reformës sociale

May 15, 2026
Vuçiç refuzon ftesën për 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi: Më mirë të më pështyjnë se të shkoj

Vuçiç refuzon ftesën për 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi: Më mirë të më pështyjnë se të shkoj

May 15, 2026
Alibeaj: Konsensusi Rama–Berisha për rezolutën e BE-së paralajmëron marrëveshje të tjera okulte

Alibeaj: Konsensusi Rama–Berisha për rezolutën e BE-së paralajmëron marrëveshje të tjera okulte

May 15, 2026
Banka e Shqipërisë jep lajmin e mirë: Stabiliteti ekonomik nuk është cenuar nga kriza e energjisë

Banka e Shqipërisë jep lajmin e mirë: Stabiliteti ekonomik nuk është cenuar nga kriza e energjisë

May 15, 2026
Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Prokuroria thërret kreun e AKU-së për deklarime

Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Prokuroria thërret kreun e AKU-së për deklarime

May 15, 2026
Irani mirëpret ndërhyrjen e Kinës për uljen e tensioneve me SHBA

Irani mirëpret ndërhyrjen e Kinës për uljen e tensioneve me SHBA

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In