• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha me ambasadorët: Rama synon mbylljen e dosjeve të krimit, puç kushtetues me Kryeprokuroren

by A R
21/12/2017 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Dmeokratike Lulzim Basha informoi ambasadorët e 5 vendeve anëtare të Bashkimit Europian për qëndrimin e forcës që ai drejton lidhur me zgjedhjen e Kryeprokurores së Përkohshme, proces që për PD është antikushtetues.

“Në një takim në selinë e Partisë Demokratike me përfaqësuesit diplomatikë të Gjermanisë, Francës, Austrisë, Italisë dhe Greqisë, zoti Basha i njohu ata me veprimet e qeverisë që çuan në një puç kushtetues, që ka futur në krizë sistemin e drejtësisë, ka shkatërruar proçesin politik në vend dhe po prodhon një krizë destablizuese për vendin. 3 hapat e puçit kushtetues janë, vonesa e qëllimshme për mosngritjen e  Këshillit të Lartë të Prokurorisë, uzurpimi i kompetencave të KLP-së nga Parlamenti, zgjedhja e një Prokurori të Përgjithshëm me shumicë të thjeshtë dhe pa kaluar vetingun”, thuhet në njoftimin e PD për mediat.

Basha pohoi para ambsadorëve se të gjitha këto veprime kanë qenë të paramenduara dhe të planifikuara nga Edi Rama për të zgjedhur një kryeprokuror që kontrollohet plotësisht prej tij, me qëllim shkatërrimin e hetimeve për dosjet kriminale të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos dhe politikanëve të tjerë të lidhur direkt me vetë Ramën sipas tij.

Kryetari i PD tha se opozita ka faktuar me vepra dhe jo me fjalë se ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë procesin e integrimit europian, përfshirë edhe çeljen e negociatave të anëtarësimit, por zoti Basha theksoi se proçesi është plotësisht në dorën e qeverisë, e cila duhet të përmbushë 5 prioritetet, që nuk varen aspak nga opozita.

“Kryetari Basha theksoi se interesat e shqiptarëve dhe të Bashkimit Europian, shërbehen vetëm duke dënuar kthimin e Shqipërisë në një vend të drogës dhe krimit, duke mos toleruar lidhjet e qeveritarëve me drogën dhe krimin dhe duke kërkuar nxjerrjen para drejtësisë të tyre.

Kryetari i Partisë Demokratike i shprehu ambasadorëve të vendeve anëtare  qëndrimin e pandryshueshëm të Partisë Demokratike për të bërë të gjitha përpjekjet që vendi t’i rikthehet kushtetueshmërisë dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Saimir Tahiri tek Vangjush Dako, të përfundojnë para drejtësisë. Asnjë kompromis dhe asnjë interes pragmatik politik nuk do ta ndryshojë këtë qëndrim – u shpreh Basha.

Kryetari i opozitës i siguroi ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian se, në përputhje me vlerat më të larta demokratike, opozita dhe qytetarët shqiptarë do të qëndrojnë me të gjitha mjetet dhe format demokratike në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë dhe kundër kapjes së drejtësisë nga Edi Rama, klanet e drogës dhe grupet kriminale që bashkëqeverisin me të”, vijon deklarata e PD./a.m.

Next Post
Tkurret LSI në Bashkinë e Tiranës, një tjetër këshilltar ikën te PS

Tkurret LSI në Bashkinë e Tiranës, një tjetër këshilltar ikën te PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

November 1, 2026
SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

November 1, 2026
Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

November 1, 2026
Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

November 1, 2026
Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

November 1, 2026
FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

November 1, 2026
Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

November 1, 2026
Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

November 1, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

November 1, 2026
VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In