• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha me McCain: Shqipëria duhet të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme

by Java News
14/04/2017 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot në takim senatorin John McCain, Kryetar i Komitetit të Senatit Amerikan për Forcat e Armatosura.

Lideri i opozitës i shprehu vlerësimet më të larta Senatorit McCain dhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen e tij ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve. Basha i përcolli gjithashtu falenderimet për ndihmën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Shqipërisë dhe sidomos për anëtarësimin e saj në NATO, duke rikonfirmuar vendosmërinë se Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të aleatit të saj strategjik.

Kryetari i opozitës përcolli shqetësimin e madh për gjendjen kritike të vendit në raport me sigurinë dhe krimin e organizuar për shkak të shumëfishimit galopant të kultivimit dhe trafikut të drogës dhe pranisë së personave me rekorde të rënda kriminale në Parlament, Bashki dhe funksione të larta publike në kundërshtim dhe shkelje të ligjit për dekriminalizimin.

“Ky shqetësim i ngritur me nota të rënda edhe në raportet e fundit të Departamentit të Shtetit dhe EUROPOL-it demostron sa i madh është rreziku që i kanoset demokracisë dhe stabilitetit të vendit nga përfshirja dhe roli i krimit në vendimmarrjen politike. Zgjedhjet e ardhshme janë totalisht të pamundura pa çmontuar rrezikun nga paratë e drogës dhe nga kriminelët e interesuar për ruajtjen e gjendjes së tanishme të kapjes së shtetit. Vetëm pastrimi i politikës nga krimi dhe lufta efikase kundër drogës dhe krimit përmes një qeverie teknike që do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme mund të garantojnë stabilitetin afatgjatë të Shqipërisë”, theksoi Basha.

Sipas tij, “ky është një detyrim madhor i politikës ndaj qytetarëve shqiptarë por edhe ndaj aleatëve, sepse si anëtare e NATO-s, Shqipëria duhet të garantojë standardet dhe të mbrojë vlerat e demokracive perendimore ku më themelorja është mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

Duke rikonfirmuar gatishmërinë dhe ftesën e opozitës për arritjen e një marrëveshje politike për qeverinë teknike dhe mandatin e saj përmes dialogut politik, kryetari Basha nënvizoi rëndësinë që ka përgatitja me seriozitet dhe përgjegjshmëri e këtij dialogu në funksion të zgjidhjes së krizës politike.

Partia Demokratike, theksoi  Basha, do të jetë përherë garante e vlerave të përbashkëta euro-atlantike të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor që përbëjnë aksin e miqësisë dhe aleancës strategjike shqiptaro-amerikane. /atsh/b.d

Next Post

Rama batuta për Veliajn: Me lali Erin ka punë, me xhaxhi Lulin ka gjumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In