• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha mbyll protestën: Pa opozitën s’ka zgjedhje! Bllokimi i rrugëve, sakrificë!

by Java News
02/05/2019 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjysmë orë më para nga sa kishte paralajmëruar nga protesta dy orëshe, kreu i Partisë Demokratike deklaroi mbylljen e tubimit, që e quan mosbindje civile përmes bllokimit të rrugëve. 12 akset kryesore në vend u liruan rreth orës 19:30, në protestën e nisur prej orës 18:00.

Basha tha se protesta ishte një mesazh se kryeministri Edi Rama duhet të iki. Me Edi Ramën nuk ka Evropë, tha Basha – por vetëm krim, drogë, pasiguri dhe papunësi.

“Nuk ka asnjë hap pas, por vetëm hapa para në betejën për demokraci. Mirënjohje të veçantë mijërave automobilistëve që janë bashkuar me protestën tonë. sic janë bashkuar me qindra mijëra qytetarë të tjerë, jo thjesht të ndalur në trafik në këtë akt të paprecedentë në historinë tonë të lirisë dhe pluralizmit, por të vendosur si ju, që përmes solidaritetit me protestën, e gjithë Shqipëria e bashkuar sot çon një mesazh të qartë, Rama ik! Rama ja mbylli sërish dyert Evropës. Unë e di që këtu në protestë janë bashkuar hallet dhe problemet e qindra dhe mijëra të rinjve, nga Elbasani dhe anembanë Shqipërinë, që sot jetojnë në kohë më të pasigurta”, tha Basha.

Basha këmbënguli sërish se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie tranzitore. “Bllokimi i rrugëve është një sakrificë, por një investim për të zhbllokuar rrugën drejt punësimit dhe sigurisë”  –  tha Basha.

“Sot është e qartë, me Ramën nuk do të ketë siguri, zhvillim, punësim dhe Europë. Ka vetëm krim, drogë, pasiguri dhe çpunësim masiv. Shqipëria po përjeton ditët më të zeza që pas daljes nga diktatura. U vërsulen si çakej duke rritur çmimin e naftës që duhet të shkonin për mjekët dhe infermierët. Edi Rama e ka vulosur vetë fatin e tij ‘Rama ik’, nuk ka forcë në tokë që e shpëton. Ne jemi bashkë për të celur ditën e re të shpresës për Shqipërinë, te një e nesërme ndryshe, ku ligji është i barabartë për të gjithë. Jo vetëm që duhet të largohet Rama, do i japim fund makthit ekonomik dhe varfërisë, por do i japim rinisë perspektivën e Shqipërisë si gjithë Europa. Në këtë vend mungon ligji, kushtetuta, gjykatat dhe një qeveri e dalë nga votat e qytetarëve. Sot shqiptarët rreth opozitës janë shumica e re politike dhe morale në vend. U jap fjalën se jemi bashkë jo vetëm për një rotacion politik, por për t’i dhënë fund tranzicionit dhe për të hapur bashkë derën e Shqipërisë si gjithë Europa. Pa zgjedhje të lira nuk mund ti japim fund mjerimit. Ne bëmë realitet rrugën, sikur do të bëjmë realitet projektet e tjera. Disa prej vendeve anëtarë kanë marrë hapat për të na rikthyer vizat. U them miqve europianë mos ndëshkoni popullin tim, mos riktheni vizat për shqiptarët, ne do i heqim vizën Ramës. Mirënjohje për gjithçka keni bërë, beteja vijon, në 30 qershor nuk do të lejojmë krimin të diktojë zgjedhjet, farsë zgjedhore. Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë, nuk do të lejojmë. Proces për të kapur peng bashkitë, kjo ditë nuk do të gdhijë në 30 qershor, do të jetë dita për të përcaktuar një datë tjetër për zgjedhjet vendore dhe parlamentare me një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër. Vetëndërgjegjësimi për mosbindjen civile për bllokimin e rrugëve është investim për të zhbllokuar rrugën drejt sigurisë, punësimit dhe çlirimin  nga frika dhe pasiguria. Askush nuk mund të jetë Zot në shtëpinë tuaj, veçse ju”, u shpreh kryedemokrati.

Next Post
Sara Hoxha publikon FOTO nga dasma

VIDEO/ Bllokimi i rrugëve nga opozita, krushqit "ngrijnë" në trafik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

September 4, 2026
Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë, liron 14 protestuesit që u përplasën me Policinë: Arrestimi i paligjshëm!

Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë, liron 14 protestuesit që u përplasën me Policinë: Arrestimi i paligjshëm!

September 4, 2026
Në gjurmët e vrasësve, lirohen 10 të shoqëruarit e ekzekutimit të Viktor Bardhit në Mirditë

Në gjurmët e vrasësve, lirohen 10 të shoqëruarit e ekzekutimit të Viktor Bardhit në Mirditë

September 4, 2026
Urdhri i Ramës/ Deputetët e PS zbresin në terren për “Praninë Besnike”, Braçe, Xhafaj dhe Spiropali ende pa njoftuar takimet

Urdhri i Ramës/ Deputetët e PS zbresin në terren për “Praninë Besnike”, Braçe, Xhafaj dhe Spiropali ende pa njoftuar takimet

September 4, 2026
Zbulohen dokumentet se kur Sali Berisha do të udhëtojë në SHBA, Gazment Bardhi kërkesë për notë verbale Ministrisë së Jashtme

Bileta e Berishës që i kushton shtrenjtë PD

September 4, 2026
E rrëmbeu, e lidhi dhe e hodhi nga ura e autostradës: Zbulohen detajet tronditëse të vrasjes së 45-vjeçares italiane nga ish-partneri

E rrëmbeu, e lidhi dhe e hodhi nga ura e autostradës: Zbulohen detajet tronditëse të vrasjes së 45-vjeçares italiane nga ish-partneri

September 4, 2026
Sulmi i armatosur ndaj familjes Jashari në Kosovë, Prokuroria Speciale: “Legija” ishte urdhërdhënësi!

Sulmi i armatosur ndaj familjes Jashari në Kosovë, Prokuroria Speciale: “Legija” ishte urdhërdhënësi!

September 4, 2026
“Serbia e humbi Kosovën”, reagon Rama: Trollët në Prishtinë u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhtar

“Mesazh për të gjithë”- Përplasja e 2 biznesmenëve në Vlorë, reagon Rama: Do shpronësojmë për interes publik e turistik të gjithë zonën e konfliktit banal! (VIDEO)

September 4, 2026
Vatër e madhe zjarri edhe në Radostinë, flakët përfshijnë pyllin me pisha! Era i favorizon, rrezikohen dhe dy lokale

Vatër e madhe zjarri edhe në Radostinë, flakët përfshijnë pyllin me pisha! Era i favorizon, rrezikohen dhe dy lokale

September 4, 2026
Era nxjerr jashtë kontrollit zjarrin në Koshovicë, kërkohet ndërhyrje nga ajri! Pronarja e lokalit: Po na digjet mundi i një jete! (VIDEO)

Era nxjerr jashtë kontrollit zjarrin në Koshovicë, kërkohet ndërhyrje nga ajri! Pronarja e lokalit: Po na digjet mundi i një jete! (VIDEO)

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com