Ka përfunduar mbledhje e kreut të PD-së Basha me 68 krerët e degëve.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në selinë blu krerët e degëve të kësaj force politike.
Takimi zgjati rreth 1 orë e 30 minuta nga ku u diskutua për analizën e seksioneve.
Procesi i analizës do pasohet nga një proces ristrukturimi të PD, raporton “News 24”.
Kujtojmë se mbas mbledhjes së kryesisë që u zhvillua me debate të ashpra ndaj kreut të PD-së basha deklaroi se:
“PD ka vetëm një kundërshtar, që nuk është thjeshtë një person, por aleanca e krimit. Dhe ne jemi përballë, si aleanca e vlerave. Në këtë aleancë ka vend për mendimin kritik, për debat dhe marrjen e vendimeve siç u mor sot; vendim unanim për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate me qëllim forcimin, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve.”/a.m.










