• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha mbledh grupin e PD: U vodhën 150 milionë $ në tatime dhe dogana

by Java News
15/07/2015 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi të mërkurën se qeveria ka përgatitur ndryshimet në buxhetin e shtetit, të cilat parashikojnë ulje drastike të shpenzimeve, për shkak të korrupsionit masiv.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Basha tha se opozita do t’i shpallë luftë frontale korrupsionit dhe kontrabandës.

“Do të heqin investimet në shkolla e çerdhe, sepse paratë janë vjedhur. 150 milionë dollarë që iu vodhën në tatime e dogana nuk shkuan për shqiptarët”, deklaroi Basha.

Sipas tij, qeveria rriti taksat, akcizat e tatimet, por të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë në rënie për shkak të evazionit e kontrabandës, gjë që ka çuar në rritjen e varfërisë e papunësisë. Duke folur më tej për ekonominë, Basha vuri në dukje se investimet e huaja janë pranë zeros, ndërsa kreditë e brendshme në pikiatë. Kjo është skema”, tha Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Basha ripërsëriti edhe akuzën për blerjen masive të votës nga qeveria në zgjedhjet e 21 qershorit. Sipas tij, pretendimet e opozitës u mbështetën edhe nga raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it.

Next Post

Karin Noelle, modelja superseksi nudo, që ka pasion motorrat (+18)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com