Tashmë është konfirmuar takimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha me Presidentin Ilir Meta, ditën e nesërve. Por para këtij takimi, kryedemokrati ka mbledhur në selinë blu aleatët e djathtë.
Sipas mediave informative, Partia Demokratike në vijim të përpjekjeve për Reformën Zgjedhore, ka nxjerrë edhe një projekt-rezolutë, për të zbardhur se nga vijnë paratë me anë të së cilave financohen partitë.
Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar ka zhvilluar një projekt-rezolutë të tillë, pasi ka akuzuar shpesh herë maxhorancën e vendit se financohet nga para të pista e të krimit të organizuar.
Kujtojmë se partitë opozitare jashtë-parlamentare, nesër në mëngjes do të zhvillojnë një takim me presidentin Ilir Meta, me ftesë të këtij të fundit në institucionin e Presidencës. /e.s/