• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha ‘mallkon’ Brukselin: Turp për Evropën nëse pranon integrimin në këto kushte

by Java News
07/03/2019 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është turp për Europën nëse pranon integrimin e Shqipërisë në këto kushte. Kështu u shpreh lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas një takimi që pati me drejtorin e Politikave të Zgjerimit në Bashkimin Evropian, CHristian Danielson, në kuadër të vizitës së tij në Tiranë. Zyrtari i lartë i BE-së, takoi fillimisht anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, më tej kryeministrin Edi Rama me disa anëtarë të qeverisë, dhe në përfundim, liderin e opozitës jo parlamentare Lulzim Basha dhe aleatët. Pas takimeve, Danielsson dha njoftime të shkurtra në Tëitter, mbi atë se çfarë kishte biseduar në takimet e veçanta me palët. Nuk pati asnjë prononcim nga ana e kryeministrit Rama, apo Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

I vetmi që i parapriu konferencës për mediat që Danielsson mbajti për të paraqitur detajisht qëndrimet e tij, ishte Lulzim Basha.

Sapo përfundoi takimin në zyrat e BE-së, aty ku Danielsson vetëm pas pak çastesh niste konferencën, Basha dha një prononcim të gjatë për gazetarët. Tha se i kishte paraqitur zyrtarit të BE0së, situatën e vështirë ku sipas tij ndodhet vendi, dhe se qeveria duhet larguar nga pushtet pasi siç ai theksoi është e lidhur me krimin. Foli për herë të parë për ndryshime të nevojshme të kushtetutës, të miratura në 2008-ën nga PS dhe PD që udhëhiqej nga Sali Berisha në atë kohë. Tha se duhet shembur i gjithë sistemi, dhe se për këtë i duhej vullneti politik. Një vullnet që sipas Bashës do të demostrohet vetëm nëse vihen para përgjegjësisë ligjore politikanët e përfshirë në dosjet 339, dhe 184, të shit-blerjes së votave në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Por teksa fliste para gazetarëve, bëri edhe një deklaratë që kalon përtej përgjegjësive të tij, e deri diku ndërron rolet me vetë zyrtarin e lartë të Bashkimit Evropian, që në muajin qershor shtetet anëtarë të këtij Unioni do na japin notën vlerësuese nëse Shqipëria e meritonn integrimin në familjen evropiane apo jo. Danielsson tha se qeveria ka dhënë rezultate konkrete në reformën në drejtësi, dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit duke mos ndalur apelin që të vijojë progresi në mënyrë që në verë Shqipëria të jetë edhe më bindëse për të marrë përgjigje pozitive për integrimin. Por kryedemokrati Basha, thotë se nëse Evropa na pranon në rrethin e saj, do të ishte turp për të!

/a.meta

Next Post
Alkooli apo kanabisi? Shkenca zbulon kush është më i dëmshëm

Shitja e paligjshme e alkoolit, të miturit e blejnë pa probleme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

April 9, 2026
Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In