Agron Gjekmarkaj, vijon me kritikat e ashpra në drejtim të Bashës dhe mënyrës se si ai po bën opozitë.
Analisti ka artikuluar një mesazh, lidhur me marrëveshjen Basha- Rama, të nisur në 18 maj 2017 e që, nga sa po duket, vijon ende, por edhe me fjalën që Rama, ka mbajtur.
Gjekmarkaj paralajmëroi se Lulzim Basha nuk po bën tjetër veçse po përgatit varjen e opozitës në degën e ullirit. Një simbolik kjo që i dedikohet tradhëtisë paqësore të Judës ndaj Jezu Krishtit. Ja mesazhi i Gjekmarkajt:
“Paqtimi ose xhentilesa me dhe ndaj opozites packa se i pashkruar eshte pike kryesore e programit te qeverise Rama. Kete pike Kryeministri mund ta realizoje me sukses. Kjo eshte gjuha kurth dhe rrezik i madh per opoziten. Basha nuk po e pergenjeshtron ate ndaj ajo mund te shnderrohet ne litarin qe “var” perfundimisht opoziten ne degen e ullirit te paqes se pakuptimte mes qeverise dhe opozites”, thotë Gjekmarkaj./a.m.