• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha kundër Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme: Nuk i jep siguri vendit

by Java News
12/11/2018 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar mbrëmjen e sotme në “360 Gradë”, të Artur Zhejit, ka folur lidhur me debatin e javëve të fundit për dekretin e Sandër Lleshit.

Basha është shprehur se Lleshi është një vartës i Ramës dhe propozimi i tij dhe vendosja në këtë post, tregon kapjen totale të Ministrisë së Brendshme nga Edi Rama.

Ndër të tjera Lulzim Basha tha se Lleshi nuk i jep siguri vendit, marrë parasysh sipas kreut të opozitës, pasi në këto 5 vite që ka shërbyer si këshilltar i Ramës për sigurinë, ndërkohë që vendi është “zhytur në krim dhe në drogë”.

“Ajo që po paralajmëroj sot është që emërimi apo jo i Lleshit, përfaqëson shkallën më të fortë të kontrollit dhe kapjes së Ministrisë së Brendshme nga Rama, në këtë fazë që i duhet më shumë për të mbyllur dosjet e hapura të Tahirit, Xhafajt apo të çështjeve të tjera që ka”, u shpreh Basha.

“Ajo që është zbuluar në këtë episod njëjavor, është kriza e shumëfishtë që po përjeton vendi e shqiptarët, dimension i krizës kushtetuese.

Ministria e brendshme është kontrolluar nga Rama dhe dërgimi i një vartësi të tij është akti i fundit që zbulon domosdoshmërinë që Rama ka për të kontrolluar këtë ministri.  Në kuptimin politik është rënia e ministrisë së brendshme totalisht në dorë të Ramës për të mbrojtur veten, familjen dhe aleatët e tij.

Në këto 5 vite kanë mundësuar rekorde kriminale dhe nuk e kanë luftuar krimin dhe drogën, e tani është faza e pastrimit të parave të pista të krimit. Dërgimi i një vartësi i cili prej 5 vitesh ka qenë këshilltar për çështjen e sigurisë, ndërkohë që vendi është zhytur në krim dhe në drogë, nuk jep garanci por tregon se do të jetë një vartës i Ramës edhe më besnik  se dy ministrat e parë”, tha Basha. (Oranews)

Next Post
Akuza/Trump nuk nderon ushtarët e rënë në luftë; Shtëpia e Bardhe: Binte shi…

Akuza/Trump nuk nderon ushtarët e rënë në luftë; Shtëpia e Bardhe: Binte shi…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

March 14, 2026
Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

March 14, 2026
Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

March 14, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me Iranin

March 14, 2026
“Marule” për të blerë dokumente greke? Ardit Bido zbulon faktet kundër Belerit

Një debat përtej një rasti: momenti për të rishikuar politikën penale

March 14, 2026
Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

March 14, 2026
Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

March 14, 2026
Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

March 14, 2026
Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

March 14, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In