Pas mbledhjes së kryesisë së PD , e cila zgjati plot tre orë dhe rezultoi me caktimin e një date më të hershme të zgjedhjeve për kryetar në PD, ka nisur ajo e Këshillit Kombëtar.
Mbledhja e Këshillit ishte paracaktuar në orën 19:00, por nisi vetëm pak para çastesh.
Në fillim të saj Nishani kërkoi edhe prezencën e mediave, por nuk u aprovua.
Këshilli tanimë pritet të miratojë datën 13 qershor si data e zgjedhjeve , e miratuar nga Kryesia më herët.
/a.r