Lulzim Basha shkruan se kudo që shkon fryn era e ndryshimit. Ai shprehet se dje i ka lënë mbresa biseda me një sportiste.
Kreu i PD shpreh bindjen se shqiptarët bashkë me të do të sjellin ndryshimin.
“E djeshmja ishte një ditë plot energji, entuziazëm dhe shpresë. Mes shumë takimesh të shkëlqyera, më la mbresë të veçantë biseda me Kismeten.
Sportisten e shkëlqyer, aktivisten dhe vajzën me kurajë dhe besim që mes shumë vështirësive ja ka dalë të marrë vlerësime kombëtare e ndërkombëtare.
Optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e shoh ngado në Shqipëri.
Kudo që kam qenë, në çdo qytet e fshat, në çdo cep të Shqipërisë fryn era e ndryshimit.
Të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë” – thotë Lulzim Basha në Facebook.
/a.r