Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe atë të Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Sikurse raportohet nga terreni, takimi i zhvilluar në selinë blu ka zgjatur pak minuta.
Mendohet se gjatë takimit është diskutuar çështja e mandateve të deputetëve dhe aksionet e asaj që quhet ‘opozita e bashkuar’.
Më herët, Fatmir Mediu dhe aleatë të tjerë kanë kërkuar publikisht që t’i jepet fund bojkotit parlamentar.
/A.Rada