• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Kritikat që ju bënë sot Ramës nga të huajt, fytyra e vërtetë e gjëndjes ekonomike

by Java News
24/05/2016 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i opozitës Lulzim Basha e ka cilësuar takimin e kryeministrit Rama me bizneset e huaja dhe vendase si një dëshmi e qartë e rënies ekonomike të vendit, duke ju referuar këtu disa shqetësimeve të kishte një biznesmen i huaj dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë. Basha shkrua se kësaj here Rama u bë pishman që aktivitetin e tij propagandistik e kishte Live.

Statusi i Bashës në rrjetin social:

“Ndonese i konceptuar si shfaqja propagandistike e rradhës, takimi i sot i Edi Ramës me biznesin u kthye në një bumerang aktakuzash publike, live dhe sy për sy, cka dëshmon se sa e rende eshte situata ekonomike, sa e thelle kriza e biznesit, dhe sa e pashprese mundesia e tyre per te hapur vende te reja pune nën qeverisjen e Ramës.

Shqiperia eshte fshirë nga harta e investitoreve te huaj per shkak te pasigurise alla shullazi, për shkak të klimës së keqe të biznesit me taksa qe rriten, e gjoba pas gjobash qe po i marrin shpirtin sipermarrjes se madhe, te mesme e te vogel. Parate e taksave te rritura qe duhet te shkonin per investime qe hapin vende pune perfundojne ne xhepat e qeveritareve.

Pergjegjesi per kete situate eshte Edi Rama. Atij ja thane ne sy sot, se si rezultat i taksave te larta vetem nje biznes ne Vlore eshte detyruar te largoje 80 persona nga puna, 80 familje qe ju mungon nje page, ndoshta e vetmja ne shtepi. 200 personave te tjereve ju pamundesua punesimi në një rast tjeter ne Berat për shkak të politikës së rryshfetit, pa te cilin nuk mund te ecet ne pushtetin e Edi Rames. Futja e duarve në xhepat e biznesit nga qeveritarët, ishte denoncimi i tyre. Asnjë investitor nuk është i lumtur, të gjithë po mendojnë largimin.

I penduar që ky takim ishte live, Rama ju hakerrye me rradhë biznesit, FMN, Dhomes Amerikane te Tregtise. Shperthimi i sotem i Rames e kishte edhe nje arsye te forte. Besimi i madh dhe shpresa e biznesit tek programi ekonomik dhe taksat e ulëta te Partise Demokratike ia ka prishur terezinë.

Taksa e sheshtë 9%, TVSH 15% taksa të ulëta per biznesin dhe qytetarët do te thote me shume konsum, më shumë investime, do të thotë vende pune, paga me te larta, me shume investime publike qe punesojne dhe zhvillojne vendin.

Ekonomia nuk zhvillohet me propagande dhe as buxheti nuk mbushet me gjoba abuzive qe po i marrin shpirtin biznesit. Ekonomia kerkon program, vizion dhe vendosmëri, kërkon një qeveri që mbi te gjitha te jetë ne krah dhe jo në përplasje me biznesin dhe investitoret. Dhe ne do tja japim vendit një qeveri të tillë që do punojë për një ekonomi të fortë dhe një të nesërme të sigurtë për cdo shqiptar. ‪#‎Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”- shkruan Basha. java/ a.k

Next Post

A e dinit ju që përtypja e çamçakëzave ju bën mirë për shëndetin? Ja se çfarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com