Në fund të fjalës së tij në protestën e sotme, Lulzim Basha kërkoi nga militantët e PD-së që të tregojnë se janë ndryshe nga kundërshtarët.
Ai tha se policisë nuk duhet t’i preket asnjë fije floku.
“U bëj thirrje të gjithëve që të tregojmë qytetari, të tregojmë se jemi ndryshe nga ata, duke mos i prekur asnjë fije floku policisë sonë. Të vendosur që me forcën e mosbindjes të qëndrojmë të pamposhtur derisa të largojmë qeverinë e rrënimit ekonomik dhe korrupsionit”, tha Basha.
Por, këto foto tregojnë të kundërtën.
Policët janë qëlluar me vezë, domate dhe miell gjatë protestës, ndërsa ka pasur përpjekje edhe për t’i goditur me gurë.