• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha ka “të drejtë”, PD e mbaroi misionin

by
02/07/2015 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Nga ajo që kuptohet ditët e fundit, kryetari i Opozitës shqiptare, Lulëzim Basha, jo vetëm nuk do bëjë Mea culpa, por do ta eksportojë fajin. Në pozicionin e liderit fatkeq (asnjëherë se tregoi veten udhëheqësin e PD-së), në takimet me kolegët e huaj dhe, sidomos me të gjithë faktorin vendas, në vend që të ndalet tek shkaqet bazike të humbjes në zgjedhjet e fundit lokale, po merret me një gjë që si takon më: mënyrën e fitores së Maxhorancës.

Kjo e bën edhe pse shumë të ri në moshë tejet old-fashion. Që nga slloganet e tij, nga mosnjohja e parimeve të së Djathtës evropiane dhe më shumë nga të gjitha: nga mosnjohja e problematikës së vendit, që i shtohet hija e zgjatur mbi vete e ish-kryetarit de facto të PD-së, Sali Berisha. Basha është fytyra e vërtetë humbëse e kësaj partie, që tashmë ka humbur identitetin dhe gjithçka, që e lidh me atë partinë e mirëdashur të shumë shqiptarëve të fillim viteve ‘90.

Por edhe pse ende për shumë nga ata që e mbajnë teserën e PD-së, është i kënaqshëm ky lloj drejtimi, që u ruan interesat e vogla, për shqiptarët është kohë e humbur dhe nevojë direkte për krijimin e një force, që të balancojë pushtetin e pamatë të Socialistëve.

Ajo që flitet dhe po diskutohet më shumë në këto kohë mes elektoratit të Djathtë është pikërisht nevoja për një rimodelim të këtij formacioni, kurse zërat që janë më mëndjehapur kërkojnë  rithemelimin e një Partie të re Demokratike. Edhe pse konservatorët nuk e duan, ajo nuk është disfatë, është thjesht humbje e një formacioni, që nuk ka asfare identitet dhe bashkon rryma sociologjike që pothuaj as kanë fare lidhje me njëra tjetrën. Dhe, koha s’mban më: Shqipëria ka nevojë për një të Djathtë moderne, që ta dijë ta përfaqësojë si duhet në familjen evropiane për një perspektivë të re të së Djathtës shqiptare.

Në këtë stad, shoqëria shqiptare ka nevojë për një të Djathtë të moderuar, që të përfshijë spektrin që i përket të shoqërisë shqiptare. E për këtë s’duhen më lidera-kukulla si Basha, por program, ide dhe madje edhe një ideologji e re. PD e mbaroi realisht misionin e saj dhe i përket si Solidarnosti në Poloni, thjesht të shkuarës në muze. Anipse nëse vazhdohet kështu atëherë Basha ka të drejtë sërish. Kurse Partia Demokratike s’do reformohet kurrë.

Next Post

Largohet drejtori i Hetimit Tatimor: Arsyet janë në letrën drejtuar drejtoreshës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shmangia e tarifave 50% ndaj mallrave kanadeze, SHBA-Kanada zhvillojnë negociata në minutat e fundit të afatit

Shmangia e tarifave 50% ndaj mallrave kanadeze, SHBA-Kanada zhvillojnë negociata në minutat e fundit të afatit

August 18, 2026
Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Balla: Turistët vijnë në besën e shqiptarit

August 18, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Pas bashkive, rajonet

August 18, 2026
Vrasja në Ksamil/ 38 të shoqëruar, ndalohet edhe polici që dyshohet se ndihmoi autorin

Vrasja në Ksamil/ 38 të shoqëruar, ndalohet edhe polici që dyshohet se ndihmoi autorin

August 18, 2026
Avokatët ngrenë alarmin: Qytetarët nuk besojnë se do të marrin drejtësi, mijëra dosje mbeten në pritje

Avokatët ngrenë alarmin: Qytetarët nuk besojnë se do të marrin drejtësi, mijëra dosje mbeten në pritje

August 18, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shtazët duhen mbyllur urgjentisht në kafaz

August 18, 2026
Tabaku ngre alarmin për bizneset shqiptare: Shqipëria po hyn në tregun europian e papërgatitur, rrezikohen sipërmarrjet

Tabaku ngre alarmin për bizneset shqiptare: Shqipëria po hyn në tregun europian e papërgatitur, rrezikohen sipërmarrjet

August 18, 2026
Gjirokastër/ I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet 43-vjeçari, akuzohet për kultivim droge dhe vjedhje energjie

Gjirokastër/ I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet 43-vjeçari, akuzohet për kultivim droge dhe vjedhje energjie

August 18, 2026
Momente paniku! Merr flakë autobusi me turistë pranë kalasë në Berat (VIDEO)

Momente paniku! Merr flakë autobusi me turistë pranë kalasë në Berat (VIDEO)

August 18, 2026
Kriza në Kosovë/ Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Pa marrëveshje për presidentin, rrezikohen zgjedhjet e parakohshme

Kriza në Kosovë/ Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Pa marrëveshje për presidentin, rrezikohen zgjedhjet e parakohshme

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com