• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha ka njohur vetëm një fitore në jetën e tij”/ Berisha tregon se çfarë do të ndodhë tani me PD

by
27/12/2021 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryeministri Sali Berisha ka treguar se çfarë do të ndodhë tani me Partinë Demokratike.

“Ka patur vetëm një kuvend, ai që u zhvillua në 11 dhjetor, pasi firmosën mbi 5000 delegatë. Pastaj, u mblodh një anti-kuvend, në një akt të turpshëm dhe të pashembullt në historinë e pluralizmit. Lulzim “Brava” tregoi se çfarë aktesh mund të ndërmarrë për karrigen e tij. Ai u shiti shqiptarëve 2000 “delegatë” për 5004 delegatë. Këtë e bëjnë vetëm ata që nuk e dinë se çfarë është përgjegjësia njerëzore. Një gazetar i numëroi karriget që ishin më pak se 2000. Ky ishte antikuvendi. Ndërkohë, që nga ajo kohë, vazhdoi me heqje bravash, që e ka pasur ves të keq që kur ka qenë kryetar bashkie. Kuvendi i datës 11 dhjetor është dhe do të mbetet më historiku, pasi u mblodh me firmën e delegatëve, pasi kishin tmerr nga anëtarësia e partisë”, deklaroi Berisha në një intervistë në A2 CNN.

Ish-kryeministri shtoi: “Kundër Lulzim Bashës votuan mbi 10 000 persona më shumë sesa është votuar 3 muaj më parë pro tij. Kështu që, Basha është vetëm deputet tani. Cilido gazetar apo demokrat dhe kushdo tjetër që kërkon të verifikojë, do t’i ketë disponibël 44 000 votat, të gjitha listat me emër, mbiemër dhe kartë identiteti. Gjithçka është lehtësisht e verifikueshme”.

Sipas Berishës, “lideri që humb zgjedhjet, duhet të japë dorëheqjen. Asnjëherë nuk duhet udhëhequr me mendimin që “nuk kemi më të mirë sesa ai që kemi”. Lulzim Basha ka njohur vetëm një fitore në jetën e tij. Ka qenë vetëm Bashkia e Tiranës fitore, arkitekt i së cilës ka qenë Partia Demokratike”.

/b.h

Next Post
“Është një sëmundje virale, s’mora…”/ Sulçebe rrëfen betejën me COVID: Po të ishim në një kohë tjetër, do thonim se kaluam një grip të zgjatur

Sulçebe jep informacionin me rëndësi: Omicron është varianti më i ndryshëm, ja çfarë e rrit mbrojtjen imunitare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In