Kreu i Partisë Demokratike tha sot se është i gatshëm të shkojë në zyrën e Presidentit nëse e fton ky i fundit.
Lulzim Basha la të nënkuptohet se nuk është thirrur nga Ilir Meta në kuadër të konsultimeve që po bën me partitë e opozitës.
“Nëse do të më ftonte, patjetër që do t’i shkoja në takim” – tha kreu i PD.
Pas aleatëve të PD-së, Meta takoi sot edhe Koço Kokëdhimën e Partisë ZGJIDHJA, ndërsa në orën 19:00 pritet takimi me Shpëtim Idrizin e PDIU.
/javanews/a.r










