Frika ka ndonjë tjetër humbje, ka bërë që Lulzim Basha t’ia lërë Partisë Agrare të Agron Dukës, Bashkinë e Kolonjës. Në këtë Bashki do të ketë sërish zgjedhje, pas ndarjes nga jeta të ish-kryebashkiakut socialist, Arben Malo. Kandidati i opozitës do të jetë Dritan Hajro, ish-vëllai i deputetit socialist në ’97-n, Sokol Hajro. Ai do të kandidojë përballë kandidatit të LSI-së. Basha ka shmangur kështu një tjetër humbje të mundshme, e cila do të ishte edhe më e dhimbshme, pasi përballë ka LSI-në, parti me të cilën PD është duke luftuar për të mbajtur vendin e dytë për nga rëndësia.