• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Basha: Ja kompanitë që na vjedhin paratë; Rama: Shpif çuni i babës se po vjen Reforma

by Java News
26/04/2016 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimin me gazetarët tha se kryeministri Edi Rama nuk mund ta mbulojë dot varfërinë e shqiptarëve.

Kryeministri deklaroi dje se “ndërhyrja që u bë në vitin 2013, për të shmangur kolapsin financiar në vend, mundësoi uljen e tij. Kemi garantuar që 97 për qind e shqiptarëve të kenë sot më pak taksa se në 2013. Bëmë reformën në sistemin fiskal, e domosdoshme për të vendosur ekonominë në ekuilibër”.

Basha tha se nuk është ai që e përgënjeshtron kryeministrin, por vetë shifrat.

“Nuk ka shqiptar ta besojë atë që tha kryeministri dje. Shifrat flasin më mirë se unë dhe opozita, njerëzit e ndjejnë vetë në lëkurën e tyre”, tha Basha.

“Njerëzit po përjetojnë krizën ekonomike, përmes varfërisë, papunësisë, mundësisë së humbjes së punës”.

Sipas Bashës, është e pamundur ta fshehësh gjendjen e vështorë të ekonomisë shqiptare, duke akuzuar qeverinë për vjedhjen e 2.2 miliardë eurove në dy vjet.

“Kësaj gjendjeje, Rama nuk mund t’i bëjë makiazh. Shqiptarët e dinë se ku është katandisur ekonomia e tyre. Dua t’ju tregoj se si vidhen 2.2 miliardë euro në dy vjet, cili është instrumenti për t’i marrë ekonomisë shqiptare gjakun e saj dhe se çfarë do të bëhej nëse këto pará nuk do të ishin zhdukur në xhepat e qeveritarëve”, tha Basha.

“2.2 miliardë euro u janë vjedhur shqiptarëve në 2014 dhe 2015. Pjesa e luanit është nga abuzimi në dogana dhe tatime. Gjatë kësaj kohe rritën akcizën për naftën me 240 lekë për litër, për alkoolin, për cigaren. Megjithë këto tarifa dhe taksa të rritura, prapë se prapë kanë mbledhur më pak se plani, më pak se parashikimi dhe më pak se qeveria e mëparshme me taksa më të ulëta. 400 milion USD më pak vetëm vitin e kaluar. Afera CEZ spikat me volumin e saj si komponenti i dytë i abuzimit. 500 milion euro i mungojnë sot ekonomisë shqiptare, i mungojnë zhvillimit dhe energjetikës”, tha Basha.

Sipas tij “Pjesa e tretë, apo pjesa e luanit, është pjesa e Edit në fakt, pak e Olsit dhe e ndonjë tjetri, është pjesa e prokurorimeve publike. Në këto dy vjet qeveria vendosi dy rekorde: 1/3 e prokurorimeve publike kryhen drejtpërdrejtë. Nuk ka garë, nuk kërkon çmimin më të ulët. Po ku e merr këtë mall dhe këtë shërbim shteti i Edi Ramës? Në këtë nivel prokurimesh kemi një volum shpenzimesh luksi, të pakrahasuara me qeveritë europiane.  Sot zyrtarisht këta që erdhën për një shpërndarjen më të barabartë sot drejtojnë një vend ku 4% e popullsisë zotërojnë 58% të depozitave, ndërkohë që kur ishin në opozitë thoshin se 5% e popullsisë zotëronte 50% të depozitave”.

Basha tregoi se cilat janë kompanitë që ai akuzon se kanë marrë paratë e shqiptarëve:

Alto Impeks, 1.4 miliard lekë, e zotëron nipi i Sadri Abazit, Arbër Abazi.

Atelier 4, pronë e klientëve të Ramës, Shkreli- Eftimi 267 milion lekë.

Classic e Agron Papulit ka fituar 595 milion lekë tendera.

Eurocol e Carapulit, me vlerë 18 miliard lekë.

Eurogjici në pronësi të Safet Gjicit 7.8 miliard lekë.

Fastek e Ilir Beqjes fiton 752 milion lekë.

Ndreu Security e Pjerin Ndreut 916 milion lekë.

Market Distribution e Vilma Nushit 316 milion lekë.

Omega Farma ka marrë 830 milion lekë.

Në total 88 milion USD e shqiptarëve të marra nga këto 11 firma.
***
Por ndërkohë që kreu demokrat po zhvillonte bashkëbisedimin me gazetarët, kryeministri Rama ka reaguar në Facebook.

“Beme O Babe te te ngjaj! Shpif Baba e shpif Çuni, shpif e shpif e eja rrotull se po na vjen Reforma ne Drejtesi,sa me shume balte se kushedi.” – shkruan Rama duke iu përgjigjur në distancë Bashës.

Next Post

Arrihet drejtësia për 96 fansat e vdekur të Liverpool-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In