• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Ja çfarë do të bëja unë po të isha në pushtet në rastin e tërmetit

by Ardit Rada
26/11/2020 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i ftuar në Çim Peka LIVE, u pyet nga të pranishmit se çfarë do bënte ai pas tërmetit të 26 nëntorit nëse do ishte në pushtet.

“Në thelb, ajo që më kontraston në mënyrë më fondamentale nga Edi Rama është kjo: nuk do qeverisja nga FB, nuk do qeverisja me propagandë. Do bëja punë dhe jo propagandë. Por kjo qeveri nuk ka plan. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk njohin plan. Ata po shkatërrojnë Tiranën me kulla dhe beton.

Gjëja e parë që do bëja ishte që të siguroja që asnjë familje të mos jetojë më në çadra. Do të siguroja që të bliheshin kontenierë. Janë ofruar për të prodhuar edhe këtu kontenierë. Më shumë kontenierë kemi çuar ne sesa qeveria.

Hapi i dytë do të ishte që në momentin që ke bërë konferencë me buxhetorët, nis menjëherë procesi për rindërtimin e shtëpive. Shtëpive në zonat rurale jepu para cash sepse e dinë vetë dhe e ndërtojnë vetë. Po të kishin ndjekur këshillën tonë, shtëpitë në zonat rurale do të ishin rindërtuar,” tha Basha.

Sipas tij, po bëhen grabitje të mëdha në kuadër të rindërtimit nga mafia e ndërtimit.

“Ka grabitje të tmerrshme me sebepin e tërmetit. Ka troje që janë për shkolla dhe po grabiten për pallate. Kjo me mua nuk ka për të ndodhur. Unë besoj fort se të punosh për njerëzit pa zhurmë e propagandë është mënyra më e mirë për të bërë politikë,” tha Basha.

Sipas tij, ai nuk do i jepte paratë për inceneratorët, që po gllabërojnë miliona euro në kohë krize. Edhe PPP-të dhe shpenzimet e luksit do të shkurtoheshin.

“Edhe donatorët po pengohen të ndihmojnë rindërtimin e shtëpive, sepse debatet e brendshme të qeverisë janë se kush do të marrë tenderin. Unë nuk do bëja fasada ministrish. Fasada e ministrisë së Ballukut ka kushtuar 300 mijë euro. Sa kontenierë mund të ishin blerë me 300 mijë euro?” tha Basha./a.p

Next Post
Lulzim Basha është budalla, qesharak, i lig apo të trija bashkë?

Basha “lan duart”: Opozita e ka bërë punën sa i përket tërmetit, e ka çuar në prokurori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com