Një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita, kryetari i Partisë Demoratike zhvilloi një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të Demokrat. Ai ka ironizuar Kryeminsitrin rama, i cili gjatë fjalimit që mbajti në Elbasan në kuadër të turit “Të pastrojmë Shqipërinë”, shfaqi probleme me rrufën. Basha tha se “nuk mund të pastrojë vendin ai që nuk pastron dot hundët e tij”.
“Edhe sot para se të vija këtu pashë se ekranet i kishte zënë zërish “kokoshi”. I kishte zënë dhe për një moment pothuaj më erdhi keq për të, por pastaj kuptova se nuk ishte siklet, por i rridhnin hundët, dhe ky që nuk pastron dot hundët e veta nuk ka se si pastron Shqipërinë me aleancën e krimit”, – tha kryetari i PD Basha.
Takimi i kreut të sekisë blu vjen vetëm një ditë pasi u përmbyll procesi zgjedhor për kreun e forumit rinor të kësaj force, post në të cilin u zgjodh Belind Këlliçi.
“Ishte një garë e përbashkët, një përpjekje e përbashkët brenda pjesës më të bukur të partisë sonë që është rinia demokrate. Kjo është një fitore e përbashkët e të gjithë kandidatëve dhe rinisë. Rinisë po i afron e nesërmja, 8 dhjetori, dita e madhe e rinisë kur ju shkruat dhe vendosët historinë e këtij vendi. Kur përsëri rinia demokrate do dijë të jetë në ballë të një marshimi popullor të një mbarë bashkimi të mbarë shqiptarëve. Nesër në sheshin Skënderbej nis një marshim për vlerat më të shenjta të rinisë, për lirinë për të zgedhur, për tu shprehur, për tu punësuar, për lirinë nga korrupsioni, krimi dhe tirania e varfërisë dhe padrejtësisë që është shtruar në çdo cep të vendit”, – tha Basha.
Më tej ai i bëri thirrje gjithë shqiptarëve, ti bashkohen tubimit opozitar. Kreu i opozitës, ftoi në protestë edhe të majtët të cilëve sipas tij u është uzurpuar partia nga krimi.
“Shqipëria do të bashkohet nesër por sytë e shqiptarëve do të jenë nga rinia demokrate dhe rinia e saj.
Ju e dini fare mirë, dhe ne kemi folur këto ditë me ju, shqiptarët, për krizën e madhe. Për dramën me emrin Edi Rama, për mashtrimet, për korrupsionin më të madh që Shqipëria ka parë këto 25 vite. Edhe socialistët e kanë të qartë se familja e tyre politike është përdorur për të uzurpuar pushtetin nga një grusht kriminelësh pa asnjë lidhje me ta”, tha kryeopozitari Lulzim Basha më tej.