• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Interesi i Ramës, të mos funksionojë drejtësia. Ka futur në kllapë KLGJ dhe KLP

by A R
13/02/2022 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë konferencës që zhvilloi me gazetarët këtë të diel, kryedemokrati Lulzim Basha, ka shpjeguar se pse PD-ja votoi pro zgjatjes së afatit të Vettingut.

Basha u shpreh se Interesi i trekëndëshit të Bermudës është që ajo pjesë e drejtësisë që ka nisur të funksionojë, të mos funksionojë. I pari i interesuar sipas Bashës për këtë është Rama dhe shtoi se kryeministri ka pasur interes që të mos ekzistonte më ONM-ja.

“Nga ato që thatë dua t’ju them vetëm këtë. Ka një interes social nga ajo pjesë e trekëndëshit të Bermudës që ajo pjesë e drejtësisë që ka filluar të funksionojë të mos funksionojë. I pari dhe më i interesuari është Edi Rama. Mbajeni shënim këtë. Interesi i parë i Ramës është që ONM të mos ekzistonte më sepse KLGJ dhe KLP siç e keni parë, e ka futur në kllapë totale. Pra nuk do shumë mend për të kuptuar që nëse jemi këtu në gjithë këtë gjendje të një situatë politike, që është më e keqe se Kolumbia në ditët e saj më të zeza, ne prapë se prapë bëjmë një betejë për interesin publik. Dhe për interesin publik është më mirë të kemi një drejtësi ku ka një sy, të një pale të paanshme sesa një drejtësi që është 100% në kontrollin e Edi Ramës.

Në veçanti në momentin ku Edi Rama shikon që po i bien një nga një njerëzit e përfshirë në këtë aferë. Njëri nga ministrat është në burg. Dy nga “presta nome”-t janë në kërkim. Vijimi i punës së Komisionit dhe thirrja që i bëra SPAK-ut nuk është thjesht në funksion të komunikimit me ju. Dua ta them qartë, thirrja që i drejtoj SPAK-ut është mos prisni që të japë dorëheqjen ministri i radhës, por vijani prangat në ministri. Mos prisni të japë dorëheqjen kryebashkiaku i radhës, vijani prangat në zyrë dhe vazhdoni me procesin sipas ligjit.do keni në krah jo thejsht PD, por të gjithë qytetarët, edhe socialistët. U ka ardhur në majë të hundës.

Me këtë aferë është zbuluar jo thjesht pisllëku i qeverisë më të korruptuar në 30 vite, por dhe mënyra si lidhen interesat politike, ekonomike, mediatike, për t’iu zhvatur shqiptarëve të ardhmen. Prandaj në këtë pikëpamje kemi votuar pa asnjë dilemë atë që PD-ja ka votuar edhe me 22 Korrik 2016. Të tjerat janë gënjeshtra, mashtrime që nuk e meritojnë t’u futemi thellë sepse ata që kanë mashtruar do mashtrojnë sot, do mashtrojnë dhe nesër. E kanë votuar. Ata e kanë votuar.

Vettingu është votuar në Korrik të 2016 dhe ajo që kemi bërë ne nuk është gjë tjetër veçse kemi zgjatur afatin. Merreni dhe shikojeni nga votimi i Sali Berishës për Vettingun, tek mosvotimi kundër i Sali Berishës dhe të gjithë të tjerëve që u betuan se do votonin kundër. Ku u zhdukën, pse nuk votuan kundër? Pastaj, pasi të keni parë këto ju premtoj një ekskluzive për përgjigjet e tjera, por jo sot se do të heqë vëmendjen nga vjedhja e shekullit”, tha Basha.

/a.r

Next Post
Kërcënimi nga krimet okulte / Në Shqipëri mungon kuadri ligjor për kontrollin e sekteve fetare

Kërcënimi nga krimet okulte / Në Shqipëri mungon kuadri ligjor për kontrollin e sekteve fetare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Aleancë ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë”, Vuçiç: Një kërcënim i madh për Serbinë

Aleanca Tiranë-Prishtinë-Zagreb “alarmon” Vuçiçin: Kur të shpërthejë lufta, do të jenë gati për të na pushtuar!

February 16, 2026
Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

Rama në Washington për Bordin e Paqes, analisti: Goditje për opozitën, prej kohësh kanë thënë që nuk shkon dot

February 16, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, analisti: Vendimet rrezikojnë të përmbysin historinë! Viktimat shpallen terroristë, agresorët viktima!

February 16, 2026
Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

February 16, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha: Dënoj me forcë vizitën e Ramës në Kosovë

February 16, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Bastet online, Tabaku: Kaos për të favorizuar interesa të caktuara

February 16, 2026
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

February 16, 2026
Miratohet kalendari i “Territoriales”, PS dhe PD angazhohen ta përfundojnë në qershor

Miratohet kalendari i “Territoriales”, PS dhe PD angazhohen ta përfundojnë në qershor

February 16, 2026
Takimi me Ramën, Presidentja Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses

Takimi me Ramën, Presidentja Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses

February 16, 2026
“U vra me helmin e bretkosës”, Rusia reagon për akuzat e Europës për Navalnin

“U vra me helmin e bretkosës”, Rusia reagon për akuzat e Europës për Navalnin

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In