Kreu demokrat ka sulmuar sot Institutin e Statistikave duke e cilësuar atë si institucioni që zyrtarizoi krizën ekonomike.
“INSTAT-i qeveritar pranoi sot zyrtarisht Krizen Rama. Deficiti tregtar u rrit me 23% krahasuar me korrik 2014. Renia e eksporteve e konfirmuar sot, vjen pas renies se investimeve, kreditimit dhe konsumit.” – thotë Basha.
Ai shkruan në Facebook se ‘Po sot, INSTAT konfirmoi uljen per here te pare ne 25 vite te pagave dhe pensioneve’.
Lulzim Basha ndër të tjera thekson se taksat e larta, korrupsioni dhe bashkeqeverisja, sipas tij me kriminelet jane shkaqet e krizes Rama qe ka vene perfund ekonomine.
“Vetem Plani yne i Shpetimit e nxjerr vendin nga kjo krize” – shkruan Basha.









