Basha insiston: Ja si do e rris ekonominë, burimi kontratat korruptive!

Lulzim Basha
TIRANË

Shlyerja e borxhit publik do të vijë nga rritja ekonomike dhe rishikimi i kontratave korruptive. Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme kreu i PD-së Lulzim Basha në Syri Tv.

Basha tha se një ndër masat e para që do të marrë qeveria e tij do të jetë përgjegjësia personale për zyrtarët që shkaktojnë dëme dhe humbje për shtetin. Ai foli dhe për fuqizim të opozitës si dhe procesin e anëtarësimit në BE.

“E vetmja gjë që politika duhet të bëjë që drejtësia të funksionojë është të mbajë duart larg saj. Institucioni i opozitës do të jetë i garantuar dhe më e avancuar në të drejtat e saj se disa opozita në BE. Qeveria jonë nuk do të rrëshkasë në populizëm apo në autoritarizëm. Do t’i japim akses opozitës me mekanizma ligjorë.

Një nga aspektet kryesore të normalizimit të jetës politike është fuqizimi i opozitës. Synimi im kryesor është të përshpejtoj procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Fuqizimi i opozitës nuk imunizon asnjë zyrtar dhe politikan të korruptuar”, deklaroi Basha.

Next Post

Comments 1

  1. Zosi says:

    Kë ekonomi do rritesh o boss. Ate te kunatit?

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com