• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha i zhgënjyer nga deputetët që e braktisën: Tjetër gjë thonë e tjetër bëjnë. Vulën e PD do ta kërkojmë deri në drejtësinë europiane

by Java News
24/06/2024 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha në intervistën për “Breaking” në Top News, u shpreh se grupi që ai drejton është i hapur për aleancë me forcat e reja politike që refuzojnë tangon e vjetër politike.

Sipas tij, pavarësisht prej dallimeve programore që mund të kenë, i bashkon vendosmëria për të mos pranuar një 34 vjeçar tjetër që e mban Shqipërinë peng të ”dinozaurëve të tranzicionit”.

“Ne kemi themeluar tashmë një hark opozitar euroatlantik i cili është i gatshëm, i hapur për bashkëpunim me të gjithë forcat politike, përfshirë dhe forcat e reja politike.

Sepse me ato forca politike, pavarësisht prej dallimeve programore që mund të kemi, na bashkon vendosmëria për të mos pranuar një 34 vjeçar tjetër si ky që lamë pas. Tranzicioni duhet të mbyllet, dinozaurët e tranzicionit nuk mund të vazhdojnë ta mbajnë Shqipërinë peng.

Dhe për këtë ne jemi gati dhe ftojmë për bashkëpunim të gjithë ata që njësoj si ne kanë shpalosur vendosmërinë për t’i qëndruar atyre synimeve që në fakt nuk janë thjesht tonat, janë të qytetarëve.

Listat e hapura, vota e diasporës, votimi elektronik, Shqipëria një zonë elektorale apo çfarëdo lloj forme tjetër që sjell barazinë e votës dhe të cilat qartësisht i bashkojnë edhe aksin e të vjetrës dhe të keqes, e bashkojnë tangon siç e kanë bashkuar në sabotimin e Reformës Zgjedhore për t’i pamundësuar shqiptarëve arritjen e këtyre objektivave.

Pra, po, shkurt dhe qartë, kemi një aleancë të cilën duam ta zgjerojmë dhe ta forcojmë, sepse besojmë që kjo aleancë duhet të përfaqësojë mbi 70% të shqiptarëve që duan ndryshim dhe nuk e gëlltisin dot më një tjetër tango midis Edi Ramës dhe Sali Berishës”, – tha Basha.

Basha komentoi vendimin e 11 qershorit, i cili sipas tij është një pazar në kurriz të shqiptarëve, për interes të Ramës dhe Berishës.

Nga ana tjetër Basha shtoi se nuk do mbetet peng i diskutimeve proceduriale, por do të vazhdojnë me shpalosjen e alternativës, programit dhe ekipit për zgjedhjet e ardhshme në një dialog të hapur dhe vazhduar me ta.

Gazetari: Keni qenë në Vlorë, në Elbasan dhe në zona të tjera të Shqipërisë, çfarë ka qenë përgjigjja e demokratëve në diskutimet që keni pasur? Cili ka qenë objektivi i këtyre takimeve?

Basha: Sigurisht nga njëra anë mërzi dhe zemërim, me faktin që padrejtësia e mishëruar në vendimin e 11 qershorit, është po kështu edhe produkt i një pazari në kurriz të shqiptarëve për interesat e dyshes së vjetër, e tangos së vjetër midis kryeministrit dhe ish kryeministrit, por kundër interesave të shqiptarëve natyrisht dhe natyrisht dhe kundër interesave të opozitarëve dhe kundër interesave të demokratëve.

Kjo është ndjesia e parë, sepse në këtë aspekt professional, juridik, politik, askush nuk mund të pranojë dhe nuk priste një vendim të tillë. Por nga ana tjetër e fortë dhe e pandalshme është dhe vendosmëria për të mos u tërhequr, për të mos pranuar këtë padrejtësi të tillë, për ta ndjekur në çdo shkallë, deri në shkallët e drejtësisë europiane këtu ku ndodhem në Strasburg.

Dhe nga ana tjetër për t’iu dhënë shqiptarëve alternativën që meritojnë, me pak fjalë është emërues i përbashkët i takimeve që kam zhvilluar. Nga ana tjetër sigurisht është që të mos mbetemi peng i këtij diskutimi procedurial. Ne e kemi alternativën, ne e kemi programin.

Unë i riktheva në vëmendje disa pika të programit. Por ne nuk do të harxhojmë asnjë sekond, ne do të jemi me njerëzit, ne do të jemi me qytetarët duke e diskutuar alternativën tonë, duke shpalosur propozimet tona, duke marrë mendimet e tyre, duke i bërë pjesë. Sepse kjo është politika drejt të cilave besojmë.

Një politikë që i përfshin njerëzit, i bën pjesë të vendimmarrjes, i bën pjesë të përgjegjësisë. Dhe në fund me votë për të ardhmen e tyre dhe jo të politikës të kulisave dhe të pazareve të vjetra të tranzicionit, ku bëjnë sikur janë kundër njëri-tjetrit, por të gjitha pazaret i bëjnë me njëri-tjetrin, për interesat e veta, kundër interesave të shqiptarëve.

Në lidhje me deputetët që e braktisën, Basha tha se “kanë vendosur fatin personal mbi aspiratën e shqiptarëve. Vendimet secili merr në funksion se ku e sheh veten, të gjithë ata që tjetër gjë thonë e tjetër gjë bëjnë, bashkëpunojnë me Edi Ramën për arsye personale, janë kthyer në asetin personal të Ramës. Këta i thonë vetes opozitë por në agjendën personale dëmtojnë Shqipërinë dhe shqiptarët”./m.j

Next Post
Deputetët “ia varin” punës në Kuvend, seanca nis me 30 minuta vonesë për shkak të kuorumit

Deputetët “ia varin” punës në Kuvend, seanca nis me 30 minuta vonesë për shkak të kuorumit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com