• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha i sigurtë, flet si kryeministër: Edi Rama po përpiqet të hyjë në qeverinë tonë

by A R
18/04/2021 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u prit nga dhjetra mbështetës demokratë në Blinisht. Në ndalesën e shkurtër që pati me militantët e PD, Basha tha se ndryshimi është i pandalshëm tashmë dhe koha e Edi Ramës ka mbaruar.

“Mirë se ju gjej motra e vëllezër zadrimore e zadrimorë! Jam i mrekulluar nga mikpritja juaj, nga mikpritja  e rinisë Zadrimore! Kësaj treve me nam në historinë tonë të njerëzve punëtorë, të njerëzve të dijes, të njerëzve të sakrificës, të njerëzve që respektojnë dy themele e një populli të qytetëruar, familjes dhe besimit sot. Zadrima e legjendës tonë kombëtare At Gjergj Fishtës. Zadrima e martirëve të besimit në Zot, si At Daniel Dajani. Zadrima ku edhe kleri italian zgjodhi pinjollët e vet për t’ja bekuar e blatuar kësaj toke si Antonio Shara. Zadrima e besimit në Zot. Zadrima e besimit në vlerat e familjes, është sot këtu me një thirrje: ndryshim, bashkim për ndryshim! Bashkë për ndryshim! Votoni numrin 9!

Vëllezër dhe motra, këto janë orët e fundit të 8 viteve vuajtje dhe halle, që kanë pllakosur anembanë vendit. Kanë pllakosur vende të cilat nuk i kanë pasuritë e Zadrimës dhe zadrimorëve. Kanë pllakosur fshatra të zbrazura nga fermerët dhe rinia, por kanë pllakosur edhe këtë tokë dhe këtë mrekulli të Zotit. Që puna dhe djersa juaj e ktheni në një mrekulli të vullnetit dhe të vlerës themelore që shënon përparimin e familjes, përparimin e shoqërisë që është puna e ndershme. Nuk ka në Shqipëri, nuk ka në Ballkan, nuk ka në Europë si djersa e ndershme e zadrimorëve.

Punë, familje, besim në Zot Zadrima i ka të gjitha që të jetë që sot pjesë e Bashkimit Europian. Por në Zadrimë kudo si në Shqipëri këto 8 vite kanë sjellë vetëm  fatkeqësi, vetëm mjerim. Zadrimorët nuk i kanë parë asnjë ditë të vetme hajrin këtyre  8 viteve të mbushura me lëngatë, me dështim për shkak të një njeriu që vuri interesat e tij dhe te kastës së tij mbi interesat e të gjithë shqiptarëve. Fermerët e Zadrimës mbetën si të gjithë fermerët shqiptarë pa subvencione. Hidhini sytë në shtetin më të ri të Europës, tek vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë, fermerët e subvencionuar. Hidhini sytë në Maqedoninë e Veriut e në veçanti tek fermerët, vëllezërit dhe motrat tona shqiptarë atje të gjithë të subvencionuar, vetëm fermeri shqiptar në vendnumëro për 8 vite sepse paratë i keni paguar, çmimin e naftës e keni paguar, çmimin e energjisë e keni paguar, marrëveshjet abuzive me OSHE-në vazhdoni t’i paguani, por kurrë nuk morët mbrapa asnjë qindarkë, as subvencione, as investime.

Ka një autor dhe një përgjegjës që 8 vite me radhë Zadrima e bekuar ndenji në vendnumëro. Dhe ky tani vjen vërdallë prapë pas 8 vitesh dështimesh dhe kërkon dhe 4 vite të tjera. 4 vite të tjera të cilat do të ishin shkatërrimtare për familjet tona, shkatërrimtare për Shqipërinë tonë, ndaj jeni sot këtu për ti dhënë përgjigjen e prerë. Siç ja kemi dhënë e siç do ja japim me 25 prill ku do të ndahemi njëherë e mirë. Edi Rama koha e dështimeve të tua ka mbarua, koha e dështimit tënd ka mbaruar, koha jote mbaron më 25 prill. Më kot lutet që të jetë pjesë e bashkëqeverisjes me koalicionin tonë për ndryshim. Ju e dini pse e bën apo jo? A e dini apo jo? Sepse e ka kuptuar që në 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton. Sepse e ndjen edhe ai, atë që ndjeni ju, atë që ndjej unë, forcën e pandalshme të ndryshimit që po vjen. Ndaj, ju ftoj ta bëjmë këtë ndryshim të pandalshëm, realitet sepse shpresat, besimi, urimet, lutjet ndaj Zotit, sigurisht, janë të gjitha të vlerësuara. Por, ju e dini fare mirë, ju e dini fare mirë se nënat që duan fëmijët e tyre, të rriten këtu dhe të marrin këtu arsimin, e të marrin këtu punësimin që meritojnë, e të themelojnë familjet e tyre këtu, afër jush. Ju e dini fare mirë që, rinia e mrekullueshme e Zadrimës, e Lezhës, e Shkodrës, e mbarë Shqipërisë, të ketë mundësi Europiane në Shqipëri.

Ju e dini mirë, që çdo qytetare e qytetarë, që kërkon punësim të ndershëm, të gjithë ne që duam që veni të eci përpara, të gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, mund ta bëjnë këtë realitet. Një ditë, 25 prill, një javë na ndan. Më pak se 200 orë për të marrë vendimin tonë dhe ju e keni shpallur nga zemrat tuaja sepse Zadrima me 25 prill voton numrin 9. 9 për të çliruar Zadrimën nga zgjedha e korrupsionit dhe e  krimit. 9 për t’i kthyer Zadrimës buzëqeshjen. Buzëqeshjen familjeve tuaja. Mundësinë që djersa juaj të jetë një bekim. 9 për të ndërtimin e infrastrukturës së munguar dhe për dhënien e dinjitetit dhe mirëqenies për çdo fermerë.9 që siç shndrit ky diell ashtu të shndrisë përherë sytë e nënave tona. Të shohim rininë, rininë tonë të mrekullueshme të zgjedhë të qëndrojë e të punojë në Zadrimën e bekuar nga zoti, në Lezhë e në Shqipërinë tonë. 9 për ndryshimin. 9 për Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Ndaj ju ftoj çdo minutë nga sot e deri atë ditë që ju duket larg por është vetëm një javë larg. Erdhi, dita po vjen dhe ju o njerëz fisnik dhe punëtorë të Zadrimës, e dini se nuk ka punë më të rëndësishme, punë më të ndershme se puna derë më derë për të mos lënë pa prekur asnjë zemër të patriotëve tuaj, për të mos lënë asnjë votë për ndryshim të shkojë kot, sepse më 25 Prill e keni ju në dorë ndaj shpalleni sot këtu dhe zmadhojeni orë pas ore duke mos lënë jashtë këtij bashkimi askënd, askënd, askënd. Madje as socialistët e zhgënjyer. Vëllezërit dhe motrat tona merrini në këtë bashkim dhe ju thoni ejani për ndryshim votoni numrin 9. Për punësim dhe mirëqenie numrin 9. Për Shqipërinë anëtare të Bashkisë Europiane numrin 9. Bashkë për ndryshim! Zadrima fiton! Lezha fiton! Shqipëria fiton! Zoti e bekoftë Zadrimën! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, deklaroi Lulzim Basha.

/a.r

Next Post
CMG: Ekonomia e Kinës mund të vazhdojë të rimëkëmbet

CMG: Ekonomia e Kinës mund të vazhdojë të rimëkëmbet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In