• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha i futi thikën pas shpine PD-së”/ Flamur Noka: Po i dridhen këmbët në karrige…

by
22/09/2021 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në Ditarin e mëngjesit në A2 CNN, Flamur Noka foli për përçarjen mes demokratëve pas vendimit të kryetarit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën.

Ndër të tjera, Noka u shpreh se Basha duhet të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike pasi nuk ka më mbështetjen e anëtarësisë pas vendimit, të cilin ai e cilësoi se thikë pas shpine ndaj partisë.

“Basha i futi thikën pas shpine Partisë Demokratike”

“Nuk e kam menduar ndonjëherë që PD do të vinte një ditë dhe do të ishte në këtë gjendje. Nuk e kam imagjinuar se në këtë zgrip partinë do ta çonte kryetari i saj. Ishte jashtë çdo imagjinate që do t’i fuste thikën pas shpine Partisë Demokratike në këtë mënyrë vetë kryetari i saj. Pse e bëri? Sepse është njeri i shantazhueshëm, nuk mban presione. Por kjo është detyra e kryetarit për ta sqaruar. Askush nuk e miratoi atë vendim okult, askush s’e prishte, askush s’e imagjinonte”.

“Basha të bëjë transparencë për vendimin. E bëri për një vizë që i mungon prej 5 vitesh?”

“I takon Bashës të bëjë transparencë. Pse ndodhi kjo? Ndodhi sepse i kërcënohej lëkura e tij dhe për të shpëtuar lëkurën e tij për një vizë që i mungon prej 5 vitesh apo për një vizitë tjetër, ai bëri këtë koncesion në kurriz të demokratëve dhe demokracisë në vend? E bëri se është i shantazhueshëm? Ai duhet t’i bëjë me dije këto arsye. Askush në Shqipëri nuk e beson se Berisha është i korruptuar. Unë kam qenë bashkëpunëtori i tij dhe e di shumë mirë se askush nuk ka guxuar t’i bëjë Berishës biseda korrupsioni, aferash. Nuk ka pasur asnjë sulm, asnjë akuzë, por edhe asnjë hamendësim për përfshirje të Berishës në Korrupsion”.

Çfarë janë kutitë e pandorës për të cilat flet Basha?

“Çfarë ka nxjerrë Partia Demokratike, zyra e kryetarit për bisedën që është zhvilluar atë natë mes meje dhe tij, debati që është zhvilluar, në lidhje me pandorën, janë të gjitha sajesa pasi nuk është thënë asgjë. Ripozicionimi im ishte vetëm në lidhje me Bashën, jo me PD. Raporti me Bashën ndryshoi sepse Berisha është historia e vetme e suksesit e kësaj partie”.

“Vendimi i Bashës i shërbeu vetëm Edi Ramës. Baza e PD po bashkohet me Berishën”

“Vendimi nuk i shërben askujt, përveçse Edi Ramës. PD para vendimit të Bashës ishte e bashkuar për të mposhtur regjimin. Basha e vrau forcën e tij politike. PD nuk është e ndarë në dy llogore. PD ka një bazë solide, e cila po i bashkëngjitet Berishës për të shpëtuar, pasi e panë që Basha nuk mund ta çojë përpara këtë forcë. Nuk ka asnjë brenda grupit parlamentar që miraton qëndrimin e kryetarit”.

“Bashës po i dridhen këmbët në karrige, po shantazhon drejtuesit e degëve”

“Basha do ta lirojë atë karrige, pasi nuk i takon më atij. Ai nuk ka më mbështetjen e demokratëve dhe nuk i përfaqëson vullnetin e tyre. Pas thikës që i nguli forcës së tij politike nuk mund të jetë më përfaqësuesi i saj. Ajo baza anti-amerikane që ai e cilësoi, ju e patë dje në Fier, ku treguan se janë 100% për një PD solide, më të bashkuar, por jo sipas konceptit të Bashës. Zoti Basha, duke qenë se e ndjen se po i dridhen këmbët në atë karrige, po mundohet të ushtrojë presion ndaj drejtuesve të degëve për t’i bëra ata që t’i kundërvihen anëtarësisë, por askush nuk e ka guximin dhe Fieri e tregoi këtë gjë. Ai i thërret dhe i shantazhin që të përballen me anëtarësinë. PD nuk është e shantazhueshme”.

/b.h

Next Post
“Ndihem e nderuar”/ Nikolla mban fjalën e saj të parë si Kryetare Kuvendi: Ta kthejmë Parlamentin në pasuri publike!

Vizita e parë e kryeparlamentares nis nga Kosova, Nikolla takon sot Konjufcën dhe Kurtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

September 23, 2026
Mjekësia, e preferuara/ Më të mirët e gjimnazeve kanë fituar në degët e shëndetësisë

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

September 23, 2026
Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

September 23, 2026
“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

September 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

September 23, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Preç Zogaj: Vendimi i Hagës është betejë ligjore, kërkon konsensus të gjerë politik

September 23, 2026
Thellohet përplasja e Trump me mediat, vendimi kalon në duart e gjykatës

Thellohet përplasja e Trump me mediat, vendimi kalon në duart e gjykatës

September 23, 2026
Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com