Kryedemokrati Lulzim Basha e mbylli fjalimin e tij përpara Kryeministrisë duke u bërë thirrje protestuesve ta ndjekin drejt Parlamentit.
Ai kërkoi që mbështetësit të ndezin dritat e celularëve, duke i quajtur ato drita shprese, për të marshuar më pas drejt sallës së seancave plenare.
Kreu i PD tha se drita e tyre ishte një magji hyjnore që simbolizon energjinë dhe shpresën në shesh.
Ndërkohë, sikurse në çdo protestë, një sulm intensiv me kapsolla është vënë re në oborrin para Kuvendit të Shqipërisë.
Në distancë kanë qëndruar Lulzim Basha, Sali Berisha si dhe eksponentë të LSI-së.
Protestuesit kanë thyer gardhin metalik të vendosur para Kuvendit, ndërsa kordoni policor është spostuar pak më brenda i vendosur nën breshërinë e gurëve, shashkave dhe mjeteve të tjera piroteknike.
Pavarësisht thirrjeve për të ruajtur qetësinë, militantët e opozitës e kanë injoruar apelin e forcave të rendit.










