• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Basha humbi sepse tregoi vetëm milionin e tij të parë

by Lorenc Vangjeli
08/05/2021 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Të gjithë pasanikët e kësaj botë pranojnë të shpjegojnë me detaje mënyrën sesi kanë fituar çdo milion të jetës së tyre, me kusht që të mos tregojnë sesi kanë bërë milionin e parë. Lulzim Basha, një nga djemtë e pasur të Shqipërisë, ka treguar me hollësi sesi ka fituar milionin e tij të parë në moshën 31 vjeçare kur hyri në politikë, por refuzon të tregojë sesi i ka shumëfishuar milionat ndër vite duke qenë në politikë. Edhe pse nuk ja thonë shpesh kritikët sepse ju duket normale, edhe pse vartësit ja duartrokasin si meritë sepse duan t’i ngjanë në këtë pikë, milionat e tij sekretë janë një nga arsyet themelore të mungesës së atyre dhjetra mijëra votave që mund ta bënin kryeministër. Paratë e kanë bërë të suksesshëm Bashën në axhendën e tij vetjake ekonomike, por e kanë shndërruar në dështues përsëritës në axhendën politike.

Sot në PD-në e paszgjedhjeve, nuk ka shumë zgjedhje për të bërë. Ato kalojnë, për paradoks, nga paradhoma e Edi Ramës. Ftesa për bashkëpunim pa kufinj me opozitën, është një çek që është “firmosur falas” nga kryeministri dhe që po për paradoks, kushtëzohet edhe nga milionat e Bashës. Ajo ftesë, tek demokratët e mbetur, tingëllon pak a shumë si eksperimenti i maj-shtatorit të largët të 2017-ës, kur u bë sprova e parë për një bashkëqeverisje të gjerë mes të djathtës dhe të majtës. As atëherë dhe as tani, demokratët nuk kuptuan një të vërtetë të thjeshtë se në një vend si Shqpëria dhe me një sistem politik si ky në Shqipëri, kryeministri ka gjithçka në dorë dhe gjithkush tjetër pas tij, aleat apo kundërshtar, ministër apo rival, është vetëm shtojcë e vullnetit kryeministror. As Ilir Meta nuk e kuptoi në 2013-ën një gjë të tillë kur delegoi pushtet dhe madje as Edi Rama vetë nuk e kishte imagjinuar peshën e pushtetit që do të mblidhte ditë mbas dite që në agun e mandatit të tij të parë. Në mandatin e tij të tretë, nga epërsia që i jep forca, në të vërtetë ai afron shumë më shumë sesa ëndërron imagjinata e mpirë nga humbja e demokratëve. Afron më shumë sesa, fjala vjen, posti i kryetarit të Kuvendit, zëvendëskryeministrit apo disa portofole ministrash e derivate të tjerë postesh për demokratët. Apo edhe një rishikim të zgjedhjeve për pushtet lokal. Në PD-në nën anestezinë e humbjes dhe në mungesë ulëritëse idesh dhe vizioni, të bindur se politikë do të thotë vetëm luftë, se kompromisi është tradhëti, se gënjeshtra është art, se hipokrizia është normë, se mosmirënjohja është detyrim, se ulërima është mençuri, se mohimi total është largpamësi, se dialogu është dobësi, se servilët janë gjendje bio, nuk janë të aftë t’i afrojnë një kufi ftesës “së pakufishme” të kryeministrit. Refuzojnë për refleks, pa kuptuar se në politikë nuk duhet të sillesh me refleksin e ngulitur: mos prano “dhuratat” që vijnë nga kundërshtari! Mund të niset me reformën kushtetuese. Duke kërkuar një rishkrim të rregullave që ata vetë bashkë me socialistët i kanë shkruar me zellin e prostitutës që i përshtatet shijes së klientit.

Qoftë edhe vetëm tek kjo mënyrë sjelljeje mund të gjendet një nga arsyet themelore se pse, në garën e 25 prillit, që më shumë se programe dhe ngjyra partie, konkuronin karaktere dhe tipologji liderësh, PD ishte e destinuar të humbiste. Me shansin për të jetuar ende shumë gjatë brenda sindromës së humbjes së paracaktuar sa kohë që nuk çajnë flluskën e euforisë dhe moskuptimit të Shqipërisë ndryshe.

Shenjat se shumica në PD ka zgjedhur fatin e gomarit që lutej të ishte në ëndërr edhe kur luani i kishte ngulur pesë putra në shpinë, janë dëshpëruese. PD-ja nuk ka politikan më të mirë se Lulzim Basha, edhe pse kushdo tjetër, përfshi edhe përgjegjësin e parkingut në seli, ka një seri epërsish të padiskutueshme mbi kryetarin formal dhe real të PD-së. Askush si ai nuk ka bërë asnjë nga gabimet e tij dramatike, nuk ka konsumuar asnjë nga sjellet e tij naive, nuk ka afruar asnjë nga fytyrat hipokrite të atij që bën pikërisht të kundërtën e asaj që thotë. Mohon kur beson se duhet të pohojë, refuzon, kur mezi pret t’i luten, paguhet kur sulmon dhe paguan që ta lëvdojnë.

Ndaj për të kuptuar të nesërmen qoftë të ftesës së Ramës për opozitën, qoftë edhe fatin vetjak të drejtuesit të PD-së, duhet ndjekur gjurma e milionave të tij. Ato të çojnë drejt zgjidhjes së enigmës së çfarë do të ndodhë nesër me pacientin zero të PD-së. Lulzim Bashën e sollën në 2005-ën si shpresë të opozitës në Tiranë duke dëshmuar ai në vetë të parë sesi kishte fituar milionin e tij të parë me punë në emigracion. Dhe që 16 vjet më pas, ka çuar në kufinjtë e “një në një milion” shanset e opozitës për rikthim në pushtet, pavarësisht ftesës së Ramës për bashkëpunim pa kufinj.

Next Post
Media: Basha mbyll emisionin e Alfred Lelës tek Ora News. SMS-ja që morën drejtuesit e programeve

Media: Basha mbyll emisionin e Alfred Lelës tek Ora News. SMS-ja që morën drejtuesit e programeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

November 10, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

November 10, 2026
Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes

November 10, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

November 10, 2026
Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

November 10, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

November 10, 2026
Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

November 10, 2026
“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

November 10, 2026
Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi zbulon afatin se kur përfundojnë punimet e aksit!

Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te “Ura e Dajlanit”!

November 10, 2026
Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In