• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha ‘godet’ Berishën: SPAK, e vetmja shpresë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri

by Java News
03/02/2024 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka ndarë në rrjetin social facebook një fragment nga takimi i tij i djeshëm me strukturat e PD-së së Njësisë 2 dhe 8 në kryeqytet.

“SPAK është e vetmja shpresë e shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, ndaj duan ta mbysin.” – është shprehur kryetari i PD-së, Basha.

“Nuk do t’ia dalin! Dhe kjo jo vetëm për shkak të mbështetjes që Partia Demokratike i jep pa kushte SPAK-ut dhe BKH-së, por edhe sepse, në këtë betejë kemi në krah Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kemi në krah Bashkimin Europian, të cilat na mirëpresin. Por vetëm me standartet dhe parimet, mbi të cilat kanë ndërtuar shoqëritë e tyre.” – ka vijuar më tej kreu i PD.

Basha gjithashtu tha se “Partia Demokratike ka përfunduar hartimin e programit dhe po e konsulton atë me miqtë dhe partnerët perëndimorë. Ky program së shpejti do t’ju paraqitet shqiptarëve. Dhe do të jetë me ta. Me pronarët dhe me të përndjekurit, me rininë dhe fermerët shqiptarë, me sipërmarrjen shqiptare dhe me punonjësit e shëndetësisë, me punonjësit e arsimit dhe me pensionistët.”

Më poshtë postimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha

SPAK-u është shpresa e vetme e shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ndaj duan ta mbysin. Nuk do t’ia dalin! Dhe kjo jo vetëm për shkak të mbështetjes që Partia Demokratike i jep pa kushte SPAK-ut dhe BKH-së, por edhe sepse, në këtë betejë kemi në krah Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kemi në krah Bashkimin Europian, të cilët na mirëpresin. Por vetëm me standartet dhe parimet mbi të cilët kanë ndërtuar shoqëritë e tyre.

Prandaj procesi që kemi nisur është shumë i rëndësishëm. Dhe unë e di, që të flasësh për procesin në një Shqipëri që lëngon nga papunësia kronike, që lëngon nga pagat me të cilat nuk përballohet dot kostoja e jetesës, mund të duket si një luks. Por ja që duhet të flasim për procesin. Se ne demokratët nuk jemi të bashkuar thjesht sepse i shohim dhe i prekim hallet e shqiptarëve dhe na dhemb për ta, por sepse besojmë që kemi vizionin, programin dhe së shpejti ekipin për t’i bashkuar shqiptarët në një projekt shprese.

Partia Demokratike ka përfunduar hartimin e programit dhe po e konsulton atë me miqtë dhe partnerët tanë perëndimorë. Ky program së shpejti do t’ju paraqitet shqiptarëve dhe do të jetë me ta. Me pronarët dhe me të përndjekurit, me rininë dhe fermerët shqiptarë, me sipërmarrjen shqiptare dhe me punonjësit e shëndetësisë, me punonjësit e arsimit dhe me pensionistët.

Që ne do t’i japim formën finale vizonit tonë, jo thjesht për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo gropë e zezë, por për t’i ofruar mundësinë të ecë me ritmet më të larta që ka njohur në këto 34 vite. Për ta mbyllur me kyç e me dryn derën e tranzicionit dhe për të hapur derën e Shqipërisë europiane./m.j

Video:

https://javanews.al/wp-content/uploads/2024/02/Basha.mp4
Next Post
“Nuk jam kryeministër teknik”/ Flet Talat Xhaferi, drejtuesi i parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut

“Nuk jam kryeministër teknik”/ Flet Talat Xhaferi, drejtuesi i parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Votimi i Reformës Territoriale, Balla: Kush mendon se do të na ndalë me molotovë e gurë, i ka bërë llogaritë gabim

Votimi i Reformës Territoriale, Balla: Kush mendon se do të na ndalë me molotovë e gurë, i ka bërë llogaritë gabim

October 9, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Kur numërojmë bashkitë dhe harrojmë pushtetin

October 9, 2026
Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

October 9, 2026
Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…

October 9, 2026
Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

October 9, 2026
Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

October 9, 2026

Pse jemi mirë në rajon në përthithjen e fondeve të BE-së?

October 9, 2026
Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com