• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha gjatë bisedës me Hahn: Partitë politike, larg duart nga Reforma në Drejtësi

by A R
18/03/2021 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demoratike Lulzim Basha zhvilloi një bisedë online me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe administratën Johannes Hahn, i cili më herët ka qenë përgjegjës për procesin e zgjerimit.

Basha e ka njohur komisionerin Hahn me planin e PD për të përmbushur kushtet për të zhbllokuar procesin e integrimit, për luftën kundër krimit e korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe rindërtimin, i cili mbështet nga BE. Për liderin e opozitës Lulzim Basha, integrimi në Bashkimin Europian do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e shqiptarëve, do të ndryshojë ekonominë e tyre, të ardhmen e tyre.

 “Shqiptarët e kanë kuptuar që ngecja në këto 8 vitet e fundit në procesin e integrimit evropian i ka dëmtuar ata, ka dëmtuar mundësitë e tyre, ka dëmtuar shtetin ligjor, barazinë para ligjit, ka dëmtuar konkurrencën dhe si rezultat ka dëmtuar të gjitha ato aspekte që sjellin punë dhe prosperitet sepse imazhi ynë është keqësuar. Investimet evropiane janë ulur. Në 8 vitet e fundit nuk ka investime strategjike nga vendet e BE-së ose nga zona euro-atlantike. Pra është shumë e rëndësishme dhe kjo është një nga përparësitë tona kryesore, në fakt është objektivi nr 1 i programit tonë qeveritar pas 25 prillit për të zhbllokuar këtë situatë, për të siguruar që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur, edhe para anëtarësimit të plotë, mekanizmat tuaj do të na lejojnë të përparojmë në fusha të ndryshme të jetës. Shqiptarët e kuptojnë që afrimi me Evropën do të thotë përmirësimi i jetës së tyre. Përmirësimi i kushteve të tyre të jetesës, përmirësimi i mundësive përmes më shumë vendeve të punës që do të vijnë përmes më shumë investimeve dhe sundimit të ligjit. Dhe kjo është arsyeja pse është e një rëndësie të madhe që reforma në drejtësi që ka filluar në 2016 gjithashtu të përshpejtohet, të zbatohet plotësisht.  Me ne nuk do nuk do të ketë asnjë pengesë nga parlamenti I ardhshëm dhe ekzekutivi I ardhshëm  në  zbatimin e plotë të reformës në drejtësi. Kontributi i vetëm që partitë politike mund të japin që reforma në drejtësi të ketë suksesin e plotë është të qëndrojnë larg, të mbajnë duart larg reformës në drejtësi. Dhe kjo shpresojmë se do të sjellë rezultate për të cilat kemi filluar këtë proces në vitin 2016, i cili përkthehet në gjykatës dhe prokurorë të pavarur që nuk mbrojnë por ndëshkojnë krimin dhe korrupsionin në nivelet më të larta”.

Komisioneri Johannes Hahn ka theksuar se sundimi i ligjit është çështja më e rëndësishme që një vend kërkon të bëhet anëtar i BE.

“Unë vetëm mund t’i konfirmoj ato çfarë the Luli përsa i përket rëndësisë së sundimit të ligjit  dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Jam i sigurt q një vend si Shqipëria që ka bërë shumë përpjekje dhe mbaj mend mirë se kjo është bërë e mundur vetëm falë angazhimit  tuaj. Ishte rasti kur për hir të interesave kombëtare ju si opozitë bëtë kompromis me qeverinë dhe sigurisht toleruat disa mangësi me qëllim që të realizohej refomra dhe kjo ishte e jashtëzakonshme. Dhe e them sërish e sërish se kjo për Ballkanin Perëndimor është e pazakontë”.

Kreu i demokratëve Lulzim Basha e njohu komisionerin Hahn dhe me planin e tij për përshpejtimin dhe përfundimin e procesit te rindërtimit dhe thithjen sa më shpejt fondet e akorduar nga BE në mënyre transparente. Në bisedë me Komisionerin Hahn, Zoti Basha u ndal dhe tek plani për zhvillimin ekonomik me theks të veçantë të trajnimi i të rinjve edhe me fondet e BE-së për tu ofruar atyre mundësi të reja punësimi.

/a.r

Next Post
Lajm i trishtë për bluzat e bardha, humb betejën me Covid mjeku i njohur vlonjat

Lajm i trishtë për bluzat e bardha, humb betejën me Covid mjeku i njohur vlonjat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In