• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha, gati të nisë “prerjen e kokave” rrebele

by Artur Ajazi
17/06/2021 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Mbledhja e kryesisë dhe më pas e Këshillit Kombëtar, do të jetë pikënisja e një fushate të ashpër ndëshkimore të kryetarit të “sapo zgjedhur” Lulzim Basha, ndaj zërave kundër. Pas të premtes së kësaj jave kur do të mblidhet kryesia, dhe më pas në 17 Korrik ajo e Këshillit Kombëtar, pritet të kenë surpriza të pakëndshme p ata që deri sot, kanë patur kurajon të dalin kundër kryetarit humbës. Eshtë gati një listë e gjatë me emra nga Tirana dhe rrethet, të cilëve do tu “pritet koka” me akuza qesharake për “apati, mungesë organizimi, shitje të votës, paaftësi”etjjj, dhe  të tjera shpikje të klanit ozurpues Basha. Ata do të jenë dhe “fajtorët” kryesorë të humbjes së 25 Prillit, duke mos kursyer as kryetarin e Këshillit Kombëtar Bujar Nishanin. Edhe ai do ti nënshtrohet një “hetuesie” të shkurtër, duke mos e zgjatur shumë historinë ndaj tij, edhe pse thuhet se “ka me vehte Berishën”. Nga 2013 deri sot, nga Partia Demokratike janë larguar nga Lulzim Basha 816 drejtues në Tiranë dhe rrethe,  dhe mbi 240  mijë votues, ç’ka tregon për një situatë  dramatike brënda saj. Por sikur të mos mjaftonin këto dhe humbjet e pandalshme zgjedhore, duket se skenari për flakjen edhe të dhjetra e qindra të tjerëve do të shkojë deri në fund. Lulzim Basha po mendon të justifikojë jo vetëm humbjen e madhe të zgjedhjeve parlamentare, por edhe largimin e atyre që nuk do ti ketë “ferra nëpër këmbë” përgjatë mandatit të tretë si kryetari PD-je. E ndërsa konkurentët e Bashës e quanin atë pas 25 Prillit “humbës dhe dështak” duke i kërkuar dorëheqjen, kjo nuk nënkupton faktin se humbës dhe dështakë janë gjithë baza e partisë. Duke u fshehur pas “mbështetjes nga baza”, një teori e vjetër e huazuar nga Berisha, duket se Lulzim Basha justifikon gjithë procesin shkatërrimtar, që i ka bërë me paaftësinë e tij asaj partie. E vetmja teori “konspirative” dhe i vetmi justifikim i pavlerë që ka ekzistuar gjithmonë në deklaratat e lidershipit të Partisë Demokratike mbetet spastrimi i saj nga kundërshtarët. Ç’ka bëri Sali Berisha me kundërshtarët në 30 vjet, atë po bën Lulzim Basha sot. Ai e ka mjaft të qartë faktin se, në rast se toleron dhe legalizon fraksionet brënda PD-së, roli i tij zbehet dhe gjithçka rrëshqet në “duar” të tjera. Basha ka 8 vjet që ecën me teorinë e Leninit “trazo pastaj pastro”, duke e patur gjithmonë fjalën për partinë.Edhe “kryengritja” më e fundit në PD nuk zgjati shumë, edhe pse dikush nga rivalët e Bashës u shpreh se “do të mbetem në parti dhe do të vazhdoj luftën time”. Me pasurinë e madhe që ka sot Lulzim Basha, dhe pazaret e vjetra dhe të reja që po mundohet të mbyllë, natyrisht nuk ka pse toleron “armiqtë” e partisë, kur ka blerë “mbështetjen” e bazës. Votat brënda Partisë Demokratike, i ka vjedhur dhe do ti vjedhë edhe pas humbjes në 2025, ashtu siç do të flakë  dhe do të “presë koka” armiqsh, që do të guxojnë ti prishin atij qetësinë dhe gjumin  24 orësh…

Next Post
Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë, organizojnë për herë të parë në Tiranë “TIRANATHLON”

Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë, organizojnë për herë të parë në Tiranë “TIRANATHLON”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com